Botë

Foshnja që u lëndua nga sulmi në Sydney del nga mjekimi intensiv

Sulmi në Sydney

Sulmi në Sydney

Foto: Associated Press

Një foshnje e cila mbeti e lënduar nga sulmi me thikë të shtunën në Sydney, ka dalë nga kujdesi intensiv në spital.

Vajza nëntë-muajshe e gruas Ashlee Good, e cila ka vdekur në sulm derisa po e mbronte foshnjën e saj, ishte në gjendje të rëndë, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë, raporton BBC.

Foshnja i është nënshtruar një operimi në Spitalin e Fëmijëve në Sydney, pasi vuante nga lëndimet në gjoks dhe në krah.

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi në qendrën tregtare “Westfield”, pesë nga të cilët ishin gra.

Joel Cauchi, 40 vjeç, ka shkaktuar panik kur ka filluar së theruri me thikë njerëzit që ndodheshin brenda objektit, me një mjet të gjatë mprehës. Cauchi është qëlluar për vdekje me vonë nga policia. 

Sulmi ka ngritur shqetësim në Australi, ku vrasjet masive janë shumë të rralla.

Gjashtë persona, përfshirë edhe foshnjën nëntë-muajshe ishin duke u mjekuar pas sulmit, përfshirë dy gra që ndodheshin po ashtu në mjekim intensiv, ka thënë një zëdhënës shëndetësor i New South Wales.

Një kampanjë në “GoFundMe” e krijuar në emër të Ashlee Good ka arritur të grumbullojë 323,000 dollarë për vajzën e saj.