Botë

Fillon gjyqi i 10 të akuzuarve për sulmet vetëvrasëse në Belgjikë

Më shumë se gjashtë vjet pas sulmit më vdekjeprurës në kohën e paqes në tokën belge, gjyqi i dhjetë burrave të akuzuar për sulmet vetëvrasëse në aeroportin e Brukselit dhe një stacion metroje ka filluar nën siguri të lartë të hënën.

Mes të akuzuarve është Salah Abdeselam, i vetmi i mbijetuar mes ekstremistëve të Shtetit Islamik, i cili në vitin 2015 e ka sulmuar Teatrin Bataclan në Paris, kafenetë e qytetit dhe stadiumin kombëtar të Francës.

Ai u soll në gjykatë me një automjet të blinduar policie dhe u identifikua kur u thirr nga kryetari i trupit gjykues.

Dhjetë të pandehurit përballen me akuza, duke përfshirë vrasjen, tentativën për vrasje dhe anëtarësimin ose pjesëmarrjen në aktet e një grupi terrorist, gjatë sulmeve në orët e mëngjesit në aeroportin kryesor të Belgjikës dhe në linjën qendrore të udhëtarëve më 22 mars të vitit 2016.

Në total, 32 persona u vranë. Rreth 900 njerëz u lënduan ose pësuan trauma mendore.