Shqetësimet për fëmijët dhe telefonat nuk janë të reja. Me rritjen e dëmeve të shkaktuara nga rrjetet sociale, disa prindër janë duke u përpjekur t’i rrisin fëmijët me kufizime ose ndalime të përgjithshme të telefonave. Por jeta pa rrjete sociale është e vështirë për adoleshentët e sotëm.
Zotimi i Kate Bulkeleyt për të mos pasur rrjete sociale në shkollë të mesme fillimisht ka funksionuar. Ajo i ka parë përfitimet nga kjo të grumbulloheshin: Merrte nota të mira. Lexonte shumë libra. Familja kishte biseda gjallëruese në tavolinë dhe mblidheshin për të parë filma në fundjavë.
Pastaj, me fillimin e vitit të dytë shkollor, kanë filluar t’i shfaqen probleme. Ajo e ka humbur një mbledhje të kryesisë të nxënësve, të aranzhuar në Snapchat. Ekipi i saj i Modelit të OKB-së komunikon përmes rrjeteve sociale gjithashtu, duke i shkaktuar probleme me planifikimin. Madje, edhe Klubi i Studimeve Biblike në Connecticut, e përdor Instagramin për të komunikuar me anëtarët.
Gabriela Durham, maturante në Brooklyn, thotë se kryerja e shkollës së mesme pa rrjete sociale e ka bërë atë kush është sot. Ajo është e fokusuar, e organizuar, nxënëse e shkëlqyer me disa pranime nëpër kolegje – dhe valltare e kompletuar. Mospasja e rrjeteve sociale e ka bërë të ndjehet si “e huaj”. Dikur nuk i pëlqente, tani i duket si medalje nderi.
Me rritjen e dëmeve të shkaktuara nga rrjetet sociale, disa prindër janë duke u përpjekur t’i rrisin fëmijët me kufizime ose ndalime të përgjithshme. Edhe vet adoleshentët janë të vetëdijshëm se rrjetet sociale janë të këqija për ta, meqë shkaktojnë probleme me shëndetin mental dhe notat në shkollë.
Por për adoleshentët e sotëm jeta pa rrjete sociale është e vështirë. Për ata që përpiqen t’u qëndrojnë larg rrjeteve sociale, rruga mund të jetë e vështirë, e izoluar dhe ndonjëherë çliruese. Mund t’ua ndryshojë jetën.
Ky është tregimi i dy familjeve, rrjeteve sociale dhe sfidës së kryerjes së shkollës së mesme. Rrugëtimet e tyre tregojnë për shpërblimet dhe problemet gjatë përpjekjeve për t’i shmangur rrjetet sociale në një botë që është e pushtuar prej tyre.
Ndryshimi thelbësor
Shqetësimet për fëmijët dhe telefonat nuk janë të reja. Por mes ekspertëve është duke u rritur njohja se pandemia e COVID-19-s e ka ndryshuar adoleshencën. Ndërsa rinia është përballur me izolimin dhe ka kaluar kohë të gjatë online, pandemia ka shtyrë që rrjetet sociale të luajnë rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve amerikanë.
Jo më vetëm që po përdoren për të biseduar me shoqërinë, por tani rrjetet sociale përbëjnë një komunitet që pothuajse të gjithë adoleshentëve amerikanë i përkasin. Deri në 95% e tyre thonë se i përdorin rrjetet sociale, me një të tretën e tyre që thonë që i përdor “gati përherë”, sipas Qendrës për Studime “Pew”.
“Më shumë se kurrë, adoleshentët po jetojnë në një botë digjitale dhe jo-digjitale, në mënyra të tilla që shumica e të rriturve nuk i kuptojnë”, thotë Michael Rich, profesor i pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë së Harvardit.
“Rrjetet sociale tani janë ajri që e thithin fëmijët”, thotë Rich.
Për mirë ose keq, rrjetet sociale janë bërë baza e socializimit. Është vendi ku shumica e fëmijëve shkojnë për të folur për identitetet e tyre, për të marrë këshilla, për të folur dhe për t’u qetësuar nga stresi. U imponon mënyrën e veshjes dhe të folurit. Rrjetet sociale janë vendi ku fëmijët po e gjejnë lirinë.
Është e qartë se sa më shumë kohë që shpenzojnë online, aq më i lartë është edhe rreziku nga problemet e shëndetit mental.
Fëmijët që i përdorin mediat sociale më shumë se tri orë në ditë e dyfishojnë rrezikun nga depresioni dhe ankthi, sipas studimeve të cituara nga kirurgu i përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy, që ka paralajmëruar për rreziqet e rrjeteve sociale te të rinjtë.
Këto kanë qenë shqetësimet e Bulkeleyve dhe nënës së Gabrielas, Elena Romero. Të dy familjet kanë vendosur rregulla të rrepta kur fëmijët kanë qenë të vegjël, në shkollë fillore. Ata nuk u kanë dhënë telefona deri në shkollë të mesme dhe ua kanë ndaluar rrjetet sociale deri në moshën 18-vjeçare. Ata i kanë edukuar fëmijët e tyre për ndikimin e rrjeteve sociale për trurin e tyre në zhvillim.
Me mungesën e rrjeteve sociale, ka mungesë të kohës para ekranit që është gjë e mirë, por ata bien dakord që nuk është gjithmonë e lehtë mënyra e tillë e jetesës.
Kur është gjithkund, është e vështirë të shmanget
Në shkollë, në metro e në klasën e vallëzimit, Gabriela është e rrethuar nga rrjetet sociale – përveç në telefonin e saj.
Duke u rritur, kjo ka nënkuptuar se i humb gjërat nga rrjetet sociale. Të gjithë i kuptojnë shakatë përveç teje, i praktikojnë kërcimet e TikTokut, ose trendët viralë. Kur ka qenë e vogël, i është dukur sikur është e izoluar: madje ndonjëherë ndjehet kështu edhe tani. Por e sheh këtë sikur liri.
“Nga perspektiva ime, jam e huaj”, thotë ajo. “Duket sikur shumë fëmijë i përdorin rrjetet sociale si fasadë. Kjo është e trishtueshme. Sepse rrjetet sociale u tregojnë si të duken dhe kush të jenë. Ka arritur në një pikë ku të gjithë duken të njëjtë”.
Gjithashtu sipas sa ka drama mes shokëve, mungesë të ndershmërisë dhe mirësisë.
Gabriela është valltare në shkollën e mesme Brooklyn për art dhe vallëzim. Tani është shumë e zënë si maturante dhe nga performancat e vallëzimit. Pas një klase vallëzimi, valltarët e tjerë, rrinë të ulur dhe flasin për rrjetet sociale. Ata tregojnë se sa të varur janë me TikTokun, sa gjatë i mban zgjuar natën dhe për kohën që e kalojnë para ekranit, që për një vajzë është 68 orë në javë.
Gabriela i dëgjon e qetë, por gjatë rrugës për në shtëpi me tren ajo mendon: “Orët e tyre para ekranit, janë çmenduri”.
Teksa treni lëviz nëpër shina për në Brooklyn, Gabriela shkruan mesazhe me miqtë, dëgjon muzikë dhe konsultohet me një aplikacion për metro për t’i parë stacionet deri në shtëpi. Telefoni për të është shpërqendrim për kohën e lirë, të limituar strategjikisht nga Romero.
“Oraret e fëmijëve të mi do t’ua bënin juve kokën të rrotullohej”, thotë Romero. Në ditët e shkollës, ata zgjohen në 5:30 të mëngjesit dhe dalin nga shtëpia në 7. Romero i dërgon vajzat në shkollë, pastaj shkon në Manhattan, ku jep mësim për komunikimin masiv në Institutin e Teknologjisë së Modës.
Dy vajzat e tjera të saj; Grace, 11-vjeçare është tifoze në “Girl Scouts”, e Gionna, 13-vjeçare, këndon dhe është në ekipin e debatit të shkollës.
“Jam shumë e zënë e kohën e lirë e kam për të fjetur”, thotë Gabriela, që përpiqet të flejë në ora 22:30 çdo natë.
Në New York, është normale që fëmijët të kenë telefon në shkollën fillore, por për t’u blerë telefon, Romero ka pritur derisa secili prej fëmijëve të saj ka dalë në klasën e 6-të. Vite më parë, i ka ulur për ta shikuar filmin “The Social Dilemma”, për të parë se si i manipulojnë kompanitë e teknologjisë përdoruesit e tyre.
Rregullat e Romeros janë të thjeshta: Asnjë rrjet social deri në moshën 18-vjeçare. Ato lejohen ta përdorin Youtuben, por jo të postojnë aty. Romero nuk u vendos limite të kohës së kaluar para ekranit ose t’ua ndalojë përdorimin e telefonave në dhomë.
“Është e vështirë”, thotë ajo. Vitin e kaluar, vajzat e saj më të reja e kanë shkarkuar TikTokun, por janë kapur dhe u janë dhënë leksione të rrepta.

Romero po e konsideron ta thyejë rregullën për Gionnan, lexuese e flaktë që dëshiron të bëhet shkrimtare, e cila është e interesuar për t’u bërë recensuese e librave në Instagram.
Nëna e saj është në mëdyshje. Shqetësimi i saj kryesor ka qenë përdorimi i rrjeteve sociale gjatë shkollës fillore, moshë kritike kur fëmijët e ndërtojnë identitetin e tyre. Ajo e mbështet idenë për përdorimin e tyre për t’i ndjekur pasionet e tyre.
“Kur të rriteni edhe pak”, u thotë ajo vajzave. “Do ta kuptoni kur të rriteni se nuk jam aq e çmendur”.
Përpjekjet për të mos humbur asgjë
Në Connecticut, Bulkeleyt kanë pasur pyetje të njëjta për thyerjen e rregullave të tyre. Por jo për arsyen që e kanë menduar.
Kate ka qenë e kënaqur me jetën pa rrjete sociale. Prindërit e saj kanë menduar se ajo do u rezistonte rregullave për shkak të presionit ose nga frika se po humbiste diçka aty. Por 15-vjeçarja mendon se rrjetet sociale janë humbje kohe. Ajo e përshkruan veten si akademike, introverte dhe të fokusuar në aktivitetet e saj.
Prandaj asaj i duhet Instagrami.
“Mu desh Instagrami për t’u bërë bashkëpresidente e Klubit të Studimeve Biblike”, shpjegon Kate, në shtëpinë e saj.
Ndërsa filloi vitin e dytë të shkollës së mesme, Kate u ka thënë prindërve se ishte e emocionuar për t’i udhëhequr klubet, por se i duhej rrjeti social për ta kryer punën e saj. Ata ia kanë lejuar Instagramin për aktivitetet e pas shkollës. “Shkolla ishte shkaktari që na u desh ta rikonsideronim rregullën”, thotë nëna e saj, Steph Bulkeley.
Shkollat flasin tërë kohën për limitimin e kohës së kaluar para ekranit dhe rreziqet e rrjeteve sociale, thotë babai i Kate, Russ Bulkeley. Por teknologjia është duke u bërë pjesë e shkollës. Si për shembull nxjerrja e telefonave për t’u bërë foto materialeve gjatë mësimit.
Bulkeleys nuk e kuptojnë këtë, por nuk kanë çfarë të bëjnë. Ata janë inspiruar nga organizata “Wait Until 8th”, që i shtyn prindërit t’ua vonojnë dhënien e telefonave fëmijëve dhe qasjen në rrjetet sociale deri në moshën 13-vjeçare, ose klasën e 8-të. Disa mendojnë se ndalimi i rrjeteve sociale nuk është përgjigjja dhe se fëmijët duhet ta dinë si ta menaxhojnë kohën e tyre vet.
Ata i janë dorëzuar kërkesës së Kate sepse e besojnë, meqë ajo gjithsesi është shumë e zënë për t’u marrë me rrjete sociale.
Si Kate ashtu edhe Suttoni, vajza e tyre e dytë, kanë aktivitete pas shkollës, si teatër dhe klasë vallëzimi në ora 20:00. Ato kthehen në shtëpi, i përfundojnë detyrat dhe përpiqen të flenë në orën 23:00.
Kate i kalon 2 orë të javës në telefon. Kjo është më e ulët sesa gjysma e adoleshentëve amerikanë që kalojnë 5 orë në ditë, sipas sondazhit të “Gallup” të vitit 2023. Ajo e përdor telefonin për të bërë thirrje, t’u dërgojë mesazhe miqve, t’i shikojë notat ose për foto. Ajo nuk poston foto. Nuk i lejohet telefoni në dhomë. Televizori nuk lejohet në ditët kur kanë shkollë.
Kate i ka refuzuar ofertat e prindërve për ta paguar për pritjen që t’i përdorë rrjetet sociale. Ajo e ka vendosur limitin prej 6 minutash në ditë për ta përdorur Instagramin.
Aplikacioni e ka ndihmuar më herët këtë vit për një konferencë nga Modeli i OKB-së: “Askush nuk ma ka kërkuar numrin e telefonit, por Instagramin”. Ajo po i reziston shkarkimit të Snapchatit nga frika se do të bëhet e varur në të. Ajo i kërkon një shoqes për t’ia dërguar mesazhet e rëndësishme të kryesisë studentore nga Snapchati.
Suttoni e ndjen mungesën e rrjeteve sociale më shumë sesa motra e saj e madhe. Ajo e përshkruan veten si sociale, por jo të njohur në shkollë.
“Ka shumë vajza të njohura që bëjnë vallëzime të TikTokut. Kjo është çfarë ta përcakton popullaritetin: TikToku”, thotë Suttoni.
Fëmijët e moshës së saj janë “të çmendur pas TikTokut” dhe postimit të videove të tyre. Të gjitha vajzat duken të njëjta me bluza të shkurtra dhe xhinse. Gjithashtu tingëllojnë si të njëjta, duke folur me dialektin e TikTokut, që përfshin shumë “Ç’kemi, njerëz!” dhe ngritje të zërit në fund të çdo fjalie.
Ajo ndihet e përjashtuar ndonjëherë, por nuk e ndjen nevojën për të pasur rrjete sociale, meqë shoqet e saj i dërgojnë shpesh videot e njohura. Ajo i ka parë problemet që i shkaktojnë rrjetet sociale në grupet shoqërore. “Dy shoqe të mia po grindeshin. Njëra ka menduar se tjetra e kishte bllokuar në Snapchat”.
Ka një rrugë të gjatë para se këto pyetje të mëdha të gjejnë përgjigje, për këto familje dhe për të gjithë kombin. Shkollat po përpiqen të bëjnë diçka. Disa janë duke ua ndaluar nxënësve telefonat, për t’u siguruar që ata të fokusohen në mësim dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin ballë për ballë. Kjo, sipas ekspertëve, mund t’u ndihmojë atyre me depresionin dhe ankthin.
Këtë e kupton Suttoni në moshën 13-vjeçare, ndërsa ajo punon për të ardhmen e saj. Nga ato që ka parë, rrjetet sociale kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit. Dikur është përdorur nga njerëzit për t’u njohur dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin.
“Tani përdoret vetëm sa për t’u mburrur”, thotë ajo. “Njerëzit postojnë fotografi të udhëtimeve të tyre në vende mbresëlënëse. Ose duke u dukur bukur. Dhe kjo i bën njerëzit të ndihen keq”.