Botë

Exit Polli shpall Putinin fitues të zgjedhjeve në Rusi

Vladimir Putin është fitues i zgjedhjeve të mbajtura sot në Rusi, sipas Exit Pollit.

65 vjeçari, që pritet të marrë mandatin e tij të katërt, ka fituar zgjedhjet e sotme me 73.9 për qind, raporton Reuters.

Projeksionet e votimit, nga sondazhi VTsIOM, e vendosën kundërshtarin e partisë komuniste, Pavel Grudinin në vendin e dytë me 11.2 për qind, transmeton Koha.net.

Kurse Vladimir Zhirinovsky, kreu i Partisë Liberal Demokratike nacionaliste mori 6.7 për qind të votave, dhe personaliteti televiziv Ksenia Sobchak mori 2.5 për qind, sipas Exit Pollit.