Botë

Evropianët po i vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë

Bullgaria, shtet me 6.5 milionë banorë, dikur ishte ndër aleatët më të ngushtë të Moskës gjatë epokës sovjetike. Tani një anëtare e NATO-s dhe e BE-së, ajo është ende shumë e varur nga energjia ruse

Në të gjithë Evropën, rritja e çmimeve të rrymës po i teston kufijtë e konsumatorëve të zakonshëm dhe biznesmenët që janë zënë në mes të varësisë së kontinentit nga energjia e lirë ruse dhe neverisë së tij ndaj pushtimit të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

Qeveritë janë duke u munduar ta zëvendësojnë furnizimin e energjisë elektrike nga Rusia, duke e pasur parasysh se janë duke u përballur me një luftë e cila ka parë me mijëra civilë të vdekur dhe shkatërrime të shumta. Ata gjithashtu janë duke u përballur me një krizë nervore me Moskën mbi kërkesat e tyre për pagesat me rubla dhe mundësinë që Rusia t’i bllokojë furnizimet, siç ka bërë me Bullgarinë dhe Poloninë javën e kaluar.

Vendet e Bashkimit Evropian importojnë 40% të gazit dhe 25% të naftës nga Rusia dhe nuk parashikojnë pavarësi energjetike nga Moska për 5 vjetët e ardhshëm. Ashtu siç po i kanosen mizoritë, BE-ja është duke e marrë parasysh t’i ashpërsojë sanksionet.

Komisioni ekzekutiv i BE-së propozoi të mërkurën ndërprerjen e importeve të naftës bruto brenda gjashtë muajve dhe produkteve të rafinuara deri në fund të 2022-s. Ky propozim duhet të aprovohet nga të gjithë anëtarët e BE-së, gjë që do të jetë një betejë sepse disa shtete janë të varura më shumë nga vaji i Rusisë sesa të tjerët. Prapë vaji është më lehtë të zëvendësohet sesa gazi natyral, i cili përdoret për të gjeneruar elektricitetin dhe industrinë e energjisë.

Në një sondazh me 1 mijë e 300 persona, i publikuar muajin e kaluar nga transmetuesi gjerman ZDF, 28% thanë se duhet të ndalojnë gazin dhe importet e naftës menjëherë, edhe nëse do të ketë problem me furnizim, derisa 54% thanë se duhet të ndodhë vetëm nëse furnizimi është i siguruar, dhe 14% kundërshtuan këtë ndalim.

Tregon se si ekonomia është duke rënë dukshëm për konsumuesit dhe biznesmenët, të cilët tashmë e kanë parë vitin e kaluar se si çmimet e gazit natyror janë duke fluturuar.

Kriza në Itali

Banorët e vuajtur në një nga vendet me të ardhura më të ulëta në Milano krijojnë radhë të gjata gati dy herë në javë për të kërkuar ndihmë ia ndalin mbanë. Gjithnjë e më shumë, ata vijnë duke shtrënguar faturat e shërbimeve.

Qëkur çmimet e energjisë filluan të rriten, një panel me tri gra zemërgjera, paneli që gjykon kërkesat në famullinë Santa Lucia në Quarto Oggiaro ka një burim tjetër për t’i ndihmuar nevojtarët: një paketë energjetike e financuar nga kompania energjetike A2A që ofron deri në 300 euro për vit familjeve që nuk munden t’i paguajnë faturat e larta të shërbimeve. Mbi 100 familje janë kualifikuar që nga shtatori.

Alessandra Travaglini, 54-vjeçare arriti maksimumin para luftës, sepse shërbimi i saj arriti dyfishin e saj deri në 120 euro. Ajo ka qenë jashtë punës si kujdestare shtëpie për dy muaj dhe shpreson se famullitari mund ta ndihmojë atë më shumë.

Nuk ka më shumë mundësi për kursim të energjisë.

“Unë nuk gatuaj shumë. E përdori makinën e rrobave vetëm në mbrëmje ose gjatë vikendit. Bëj dush të shpejtë, e përdori furrën ndoshta vetëm një herë në muaj dhe hekuros vetëm një herë në javë ose në dy javë”, tha Travaglini. “Jam e frikësuar”.

Ajo brengoset se nëse Italia e ndërpret energjinë nga Rusia ose nëse Moska ndalon furnizimet, jeta e saj do të bëhet ende më e vështirë.

“Unë mendoj se duhet ta blejnë nga Rusia, tani për tani”, tha ajo. “Por, për mua, Italia ka adoptuar strategjinë e gabuar, sepse jemi bërë armiq. Unë mendoj se nëse Putini e shtyp butonin, ne do të jemi shënjestra e parë”, në çdo sulm bërthamor.

Roberto Bertolini nuk mund ta mbulojë faturën e tij prej 180 eurosh nga të ardhurat e tij prej 550 eurove, duke punuar vetëm tre orë në ditë duke u kujdesur për personat me nevoja të veçanta.

Lufta ndihet afër sidomos për Bertolinin. Në momentin që ai pensionohet, 66-vjecari planifikon t’i bashkohet gruas së tij në Hungari që është afër me Ukrainën. Ai nuk mendon se Italia duhet të blejë gaz nga Rusia.

“Këto sakrifica duhet të bëhen”, tha ai. “Kur i shoh ato imazhe, e ndërroj kanalin. Është shumë e tmerrshme, gra të dhunuara, fëmijë të sulmuar. Nuk janë imazhe të lehta. Të mos i tregojnë ato nuk është e drejtë. Por për mua, thjesht nuk mund t’i shikoj”.

Kritiztan Kobela-Piko, gaz montues dhe hidraulik në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, e sheh profesionin e tij të lidhur ngushtë me lidhjen e vendit të tij me energjinë e Rusisë. Dhe me kryeqytetin vetëm pak kilometra larg Ukrainës, lufta është vështirë të konsiderohet një realitet i largët.

41-vjeçari, mjeshtër i pavarur, instalon bojlerë me gaz duke përdorur material që janë bërë më të shtrenjtë. Ai tha se atij i vjen keq për viktimat e luftës dhe se do të ishte i gatshëm të bënte sakrifica personale nëse do të ndikonte në mbrojtjen më të mirë për Ukrainën.

“Më e shumta, do ta shtrëngoj rripin pak më shumë”, tha Kobela-Piko. “Por këto sakrifica janë asgjë nëse e krahasojmë me situatën që njerëzit në Ukrainë janë duke përjetuar. Unë mendoj se kjo sakrificë është minimum, diçka që unë do e bëja ne çdo kohë në shenje solidarizimi.”

Përderisa Kobela-Piko mendon se sanksione më të ashpra kundër Rusisë do të kryenin punë, ai tha pozita gjeopolitike e Hungarisë e bën që të jetë e varur nga energjia ruse. Hungaria, ish-anëtare në bllokun sovjetik, merr 85% të gazit dhe 60% të vajit nga Rusia.

T’i japësh presion një shteti që Hungaria është e varur për resurse të energjisë “është një situatë e pakëndshme”, tha ai.

Gazi rus për qelqin gjerman

Carleta Heinz është duke llogaritur ndikimin që ka gazi për kompaninë e saj 400-vjeçare të qelqit, të cilën e ka trashëguar nga babai i saj si gjeneratë e 13-të dhe për komunitetin në zemër të qelq-bërjes në distriktin lindor të Gjermanisë.

“Heinz-Glass Group”, kompani e cila bënë shishe për brende të kozmetikës dhe parfumerisë, do t’i duhet të mbyllë një kompani gazi në qytetin e Pieasus. Kjo do të shkatërronte tankerët të cilët duhet të qëndrojnë mbi 900 gradë celsius, ta mbrojë qelqin e shkrirë nga ngurtësimi. Nëse Pieasu duhet të mbyllet, nuk mund të ringrihet dhe prodhimi duhet të shkojë diku tjetër.

Kompania tashmë ka kaluar në energji elektrike në selinë në Kleintettau aty pranë për t’i ulur emetimet e karbonit, por ajo ka ende nevojë për gaz për disa procese atje.

Nëse një bojkot gazi çon në racionimin e imponuar nga qeveria, tha Heinz, atëherë Gjermania duhet të sigurojë që prodhuesit e qelqit të marrin të paktën 70% të energjisë së tyre aktuale për të mbajtur tanket të nxehtë dhe për të shmangur humbjet e gjera të pajisjeve. Në rast të mungesës së madhe, ligji i BE-së kërkon që qeveritë të mbyllin gazin për bizneset për të kursyer shtëpitë dhe spitalet.

Përveç kompanisë së saj , ajo është e merakosur për impaktin që kanë kompanitë e qelqit afër kufirit ndërmjet Thuriganës dhe Bavarisë, që punëson direkt 5 mijë njerëz dhe 8 mijë të tjerë në mënyrë indirekte.

Humbjet e punës mund të nënkuptojë emetime më të larta të karbonit nëse prodhimi zhvendoset në vendet me më pak mbrojtje mjedisore, tha Heinz, 38 vjeç.

“Në Gjermani ne jemi më të zhvilluar sa i përket mbrojtjes mjedisore. Qelqi do të jetë prapë i nevojshëm dhe do të prodhohet në vende të tjera, gjë që për planetin tonë do të ishte akoma më keq”, tha ai.

“Unë jam thjesht i mendimit se së pari ju duhen alternativa. Natyrisht unë jam për gjithçka që dëmton Rusinë dhe ndihmon Ukrainën”, shtoi Heinz. “Por ne duhet të mbajmë parasysh industrinë tonë dhe të shohim se kemi një të ardhme, sepse nëse industria jonë është e shkatërruar, atëherë vendi ynë nuk mund ta ndihmojë askënd tjetër”.

Problemet në Bullgari

Të ardhurat e Nikolai Belevit si punëtor ndërtimi në kryeqytetin bullgar të Sofjes nuk po mbajnë ritmin me çmimet e gazit dhe të naftës. Dhe ai nuk është gati të marrë më shumë dhimbje për sanksionet ruse, të cilat ai mendon se janë të pahijshme dhe vetëm se do të sjellin më shumë pabarazi në shtetin anëtar më të varfër të BE-së.

“Këto sanksione synojnë ta dobësojnë ekonominë e Rusisë, por në fund, ato godasin vendin tim dhe veçanërisht njerëzit me të ardhura më të ulëta, të cilët janë viktimat e vërteta të këtyre sanksioneve”, tha Belev. Ai u ankua gjithashtu se çmimet më të larta të energjisë kanë rritur kostot e materialeve të tij - deri në 30% në dy muajt e fundit.

Bullgaria, shtet me 6.5 milionë banorë, dikur ishte ndër aleatët më të ngushtë të Moskës gjatë epokës sovjetike. Tani një anëtare e NATO-s dhe e BE-së, ajo është ende shumë e varur nga energjia ruse. Rafineria e vetme e saj e naftës është në pronësi të Lukoilit të Rusisë, duke furnizuar gati dy të tretat e nevojave të vendit për energji.

I vetmi termocentral bërthamor, që prodhon mbi një të tretën e energjisë elektrike të Bullgarisë, punon me uranium nga Rusia.

Qeveria aktuale e koalicionit centrist po përpiqet të ecë në një rrugë më të qartë pro-perëndimore, duke kërkuar diku tjetër për energji, duke përfshirë këtu gazin nga Azerbajxhani ose gazin natyror të lëngshëm nëpërmjet një tubacioni me Greqinë. Opsioni LNG do të thotë çmime më të larta.

Për Veselina Marinovas, një redaktore që jeton me burrin e saj dhe nënën 83-vjeçare, të paguash më shumë për energjinë është një sakrificë e vogël kur peshohet kundrejt vdekjeve të civilëve në Ukrainë.

“Asgjë nuk mund ta justifikojë agresionin ushtarak kundër një vendi demokratik”, tha ajo. “Sigurisht, të ardhurat e familjes sime do të vuajnë për shkak të inflacionit të nxitur nga lufta. Unë jam gjithmonë e vetëdijshme se një krizë e rëndë po afrohet dhe se jeta do të bëhet më e vështirë. Megjithatë, besoj se duhet të qëndrojmë në rrugën e duhur”.

Përktheu: Dudije Cena