Botë

Evakuohet sërish Aeroporti i Baselit

Aeroporti Basel-Mulhouse u evakuua sërish të martën pasdite për arsye sigurie. Ende nuk ka konfirmim se për çka bëhet fjalë.

Një udhëtar nga Kosova që është në Aeroportin e Baselit aktualisht ka dërguar në redaksinë e KOHËS disa video ku shihen udhëtarët duke u larguar jashtë hapësirave të aeroportit.

Disa fluturime janë devijuar për në aeroporte të tjera pas evakuimit.

Ditëve të fundit, pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, ka pasur frikë në rritje për sulme terroriste në vendet evropiane.

Të enjten, aeroporti i Baselit u evakuua për shkak të një kërcënimi me bombë. Por ishte alarm i rrejshëm.