Botë

Evakuohet Aeroporti i Baselit, dyshime për bombë

Aeroporti i Bazelit

Aeroporti i Baselit është evakuuar mbrëmjen e së mërkurës. Siç raporton mediumi, Blick, arsyet mbesin ende të paqarta.

Për evakuimin dhe mbylljen është njoftuar edhe përmes një njoftimi në faqen e aeroportit.

“Për arsye sigurie, terminali duhej të evakuohej dhe aktualisht është i mbyllur”, thuhet në faqen e aeroportit.

Nuk dihet ende sigurt nëse bëhet fjalë për ndonjë kërcënim me bombë, porse njoftohet se helikopterët janë duke qarkulluar vazhdimisht në zonën e aeroportit, kanë bërë të ditur disa dëshmitarë për mediumin “20 Minuten”.

I njëjti aeroport është përballur edhe më herët me kërcënime me bombë. Hera e fundit është më 18 mars.