Botë

Erdogani thotë se Turqia do të mund “të ndërhyjë” në Izrael

Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Foto: Associated Press

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia mund të ndërhyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën me Libinë dhe Nagorno-Karabakh, edhe pse nuk ka treguar se çfarë ndërhyrje është duke sugjeruar. 

Erdogani, që ka qenë kritik i ashpër i ofensivës izraelite në Gaza, ka filluar folur për këtë “ndërhyrje” gjatë një fjalimi, duke e lavdëruar industrinë e mbrojtjes në vend, raportoi Reuters. 

“Ne duhet të jemi të fortë, që Izraeli të mos arrijë t’ia bëjë këto gjëra Palestinës. Siç jemi futur në Karabakh, siç jemi futur në Libi, mund t’ua bëjmë të njëjtën gjë atyre”, ka deklaruar Erdogani gjatë mbledhjes së partisë së tij (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), në qytetin Rize. “Nuk ka arsye pse ne nuk mund ta bëjmë këtë... Duhet të jemi të fortë për t’i ndërmarrë këta hapa”.

Përfaqësuesit e Partisë AK nuk kanë dhënë detaje për komentet e Erdoganit. Presidenti duket t’i referohet veprimeve të shkuara të Turqisë.