Turqia kritikoi një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit, kompanitë në Bashkimin Evropian mund t'i ndalojnë punëtorët nga veshja e simboleve fetare ose politike, përfshirë shaminë islamike.
"Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi shaminë e kokës vetëm se do të forcojë trendet anti-myslimane dhe ksenofobike", tha Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
"Quo vadis Europa? (Ku po shkon Evropa?)", shkroi ai në Twitter.