Botë

Erdogan i shkruan Papës: Njerëzimi s’duhet të lejojë shkelje të mëtejshme në Gaza

Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një letër drejtuar Papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike Romake, ka thënë se njerëzimi nuk duhet të lejojë më shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare në Gaza.

Në një letër rreth Palestinës, Erdogani shprehu mirënjohjen për përmirësimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Vatikanit, duke theksuar se Ankaraja, me moton e diplomacisë humanitare, ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës që nga viti 2014, kur ndodhi aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe “se ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë në ballë të mbrojtjes së të drejtës për jetë dhe luftës së drejtë të civilëve të pafajshëm palestinezë”, raporton Anadolu Agency.

“Njerëzimi, i vetëdijshëm se vrasja është e ndaluar nga të gjitha fetë abrahamike, nuk duhet të lejojë më shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare në Gaza. Ne duhet të ngremë zërin kundër bombardimeve të qëllimshme të spitaleve, shkollave, xhamive dhe kishave. Nuk është e mundur të vendoset paqe dhe stabilitet i qëndrueshëm në Lindjen e Mesme pa zgjidhje të drejtë të çështjes palestinezo-izraelite”, ka thënë ai.

Erdogani përsëriti se një shtet palestinez i pavarur, sovran dhe gjeografikisht i integruar, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, “duhet të zërë vendin në sistemin global si anëtar i barabartë i komunitetit ndërkombëtar”.