Tre autobusë kanë eksploduar në qytetin Bat Yam, në jug të Tel Avivit në Izrael, kanë njoftuar autoritetet policore.
BBC-ja ka raportuar se po dyshohet për një sulm terrorist, derisa deri në këto momente s'u bë e ditur për viktima.
Forca të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilentë. Ende s’ka të arrestuar.