Autoritetet në Gjermani duhet të përgatiten për disa skenarë të mundshëm të pandemisë këtë vjeshtë, që ka të ngjarë të rëndojnë sistemin shëndetësor të vendit, ka thënë një panel ekspertësh të mërkurën.
Paneli i emëruar nga qeveria rekomandoi promovimin e vaksinave kundër koronavirusit dhe qasjen në to më të lehtë, raportoi AP-ja.
Paneli këshilloi autoritetet që të sigurojnë që objektet e testimit të mund të shtohen shpejt në vjeshtë.
Ekspertët i kërkuan qeverisë gjermane të sigurojë një bazë të qartë ligjore për çdo kufizim lidhur me shëndetin publik që mund të vendosë, veçanërisht nëse shfaqet një variant i ri i rrezikshëm.
Ata gjithashtu rekomanduan zhvillimin e një "strategjie themelore" për ndërprerjet e mësimit që lidhen me infeksionin në shkolla. Ekspertët vunë në theks përpjekjet kaotike për t'i mbajtur studentët të mësojnë pavarësisht mbylljes së shkollave gjatë fazave të hershme të pandemisë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha javën e kaluar se qeveria do të përpiqej të shmangte mbylljen e shkollave nëse do të kishte një rritje tjetër të rasteve me COVID-19.
Gjermania raportoi të mërkurën 84,655 raste të reja ditore dhe 145 të vdekur nga virusi.