Bruto prodhimi i brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është tkurrur për 0.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Tregtisë.
Kjo bie ndesh me rritjen prej 2.4 për qind në tremujorin e shkuar.
Rënia u nxit nga rënia e shpenzimeve qeveritare dhe shtim prej 40 për qind të importeve – pasi kompanitë u ngutën para vendosjes së tarifave.
Rritja e shpenzimeve të konsumatorëve u ngadalësua gjithashtu në raport me fundin e vitit të kaluar.