Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi ka thënë të enjten se vendi i tij refuzon zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës në Gadishullin Sinai.
“Qëndrimi i Egjiptit që në momentin e parë ka qenë të refuzojë plotësisht çdo zhvendosje të palestinezëve nga toka e tyre në Sinai apo në ndonjë vend tjetër, me qëllim për t'i mbrojtur palestinezët nga spastrimi si dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Egjiptit”, ka deklaruar el-Sissi.
Egjipti ka shprehur shqetësime se sulmi tokësor izraelit në Rafah do të shtynte qindra-mijëra palestinezë të zhvendoseshin në territorin e tij, raporton “Associated Press”.
Si rezultat, Egjipti ka kërcënuar të pezullojë traktatin e paqes të vendosur prej dekadash të vendit me Izraelin.
Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah.
Zyrtarët izraelitë janë zotuar të zgjerojnë ofensivën tokësore kundër grupit militant Hamas në qytetin e Rafahut, pavarësisht thirrjeve për përmbajtje, duke përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara.
LEXO EDHE: