Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, thotë se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë zonën e ndaluar të fluturimit mbi Ukrainë.
Duke folur për BBA, Stefanishyna ka thënë se "është çnjerëzore të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten duke mos marrë këtë vendim".
"Gjaku i atyre civilëve - duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre në një granatim - nuk është vetëm në duart ruse", shtoi ajo.
Zëvendëskryeministrja ukrainase kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës, por tha se po fliste ndërsa "ulej këtu në një strehë duke pritur për bomba".
Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.