Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e 13-të. Rusia po vazhdon sulmet mbi disa qytete, derisa si pasojë e tyre po vdesin edhe fëmijë. Palët ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar të hënën rundin e ri të bisedimeve por pa ndonjë rezultat të madh. Të enjten pritet rundi i ri, këtë radhë mes ministrave të Jashtëm, Dmytro Kuleba dhe Sergei Lavrov.
23:06 - Rusia paralajmëron armëpushim të ri, Ukraina s’i beson pushtuesit
Ukraina ka reaguar ndaj një armëpushimi të ri të paralajmëruar nga Rusia. Rusia ka paralajmëruar armëpushim të ri nga nesër në ora 10:00 me kohë të Moskës për të hapur korridore humanitare në Kiev dhe katër qytete tjera në mënyrë që të evakuohen civilët.
Por, Ukraina ka thënë se nuk i beson pushtuesit.
Në një postim të Forcave të Armatosura të Ukrainës në Telegram, është thënë se është e vështirë t’i besohet pushtuesit.
“Rusia do të kërkojë që Ukraina të pajtohet për rrugët dhe orën e hapjes së korridoreve humanitare e të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, të OKB-së, të OSBE-së, dhe Kryqit Kuq deri në ora 2:00 me kohë të Kievit më 9 mars”, është thënë nga Forcat e Armatosura.
Por ka përfunduar postimin me fjalët: “Është e vështirë t’i besohet armikut”.
Rusia ka ofruar armëpushimin e ri për të ofruar korridore evakuimi nga Kievi, Chernihivi, Sumy, Kharkivi dhe Mariupoli.
Në fundjavë kishte dështuar dy herë armëpushimi për të evakuuar qytetarët. Palët kishin fajësuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
22:57 - SHBA-ja: Rusia humbi deri në 10% të aseteve ushtarake të përdorura për pushtimin e Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se 8 deri në 10 për qind e aseteve ushtarake ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës janë shkatërruar.
22:54 - SHBA-ja: Rusia humbi deri në 10% të aseteve ushtarake të përdorura për pushtimin e Ukrainës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se 8 deri në 10 për qind e aseteve ushtarake ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës janë shkatërruar.
22:52 - “Nëse do të isha larguar nga Ukraina, do të isha gjallë por jo njeri” - Zelensky
ABC News ka lëshuar një intervistë që ka bërë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.
Përgjigjet e tij janë publikuar edhe në faqen zyrtare të presidentit.
Ai ka thënë se Ukraina duhet të ketë një marrëveshje të sigurisë të përbashkët me të gjithë fqinjët në të ardhmen.
Ai është pyetur edhe pse nuk është larguar nga Ukraina kur i është dhënë mundësia për këtë.
22:11 - Coca-Cola dhe Pepsi ndërpret operimin në Rusi
Kompania Coca-Cola dhe Pepsi janë markat e fundit shumëkombëshe që njoftuan se kanë ndërprerë përkohësisht të gjithë biznesin në Rusi, pas njoftimeve të ngjashme sot nga McDonald's dhe Starbucks.
21:49 - Rusia paralajmëron armëpushim të përkohshëm që të evakuohen civilët
20:41 - Polonia i vë në dispozicion të SHBA-së aeroplanët MIG-29
20:37 - OBSH: Ukraina, një katastrofë e madhe humanitare
Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, e ka përshkruar pushtimin e Ukrainës si një “katastrofë të madhe humanitare”.
Ai i ka thënë BBC-së se OBSH-ja aktualisht ka tri prioritete:
Për të dërguar furnizime mjekësore të shpëtimit për zonat e prekura në Ukrainë - mbi të gjitha oksigjen, por edhe pajisje traume dhe kujdes shëndetësor thelbësor si trajtimet për diabetin dhe sëmundjet e zemrës, ku furnizimet po mbarojnë
Të forcojë sistemet shëndetësore në shtetet fqinje të Ukrainës ku numri i refugjatëve po rritet
Të hapë një qendër funksionale OBSH-ja në Ukrainë
Ai tha gjatë ditës se gjatë 13 ditëve të pushtimit “sistemin shëndetësor nën presion të rëndë dhe krizë në rritje të refugjatëve në Evropë”.
19:31 - SHBA-ja: Në Ukrainë, më pak sulme kibernetike ruse se që kemi pritur
Rusia ka kryer disa sulme kibernetike në Ukrainë gjatë javëve të fundit, por niveli i hakerimit nuk ka qenë ende ai që kishim parashikuar përpara se të fillojë lufta, ka thënë para ligjvënësve amerikanë, gjenerali Paul Nakasone, drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të martën.
19:08 - Si po ndikojnë sanksionet mbi rusët?
Në Moskë, disponimi është i zymtë mes shumë rusëve. Pushtimi i Ukrainës – për të cilin Kremlini këmbëngul se duhet të quhet ‘operacion special ushtarak’ – ka rezultuar në sanksione të ashpra perëndimore, të cilat po godasin rëndë ekonominë, shkruan BBC.
18:51 - Blinken takohet me Macronin për të diskutuar mbi kundërpërgjigjet ndaj Rusisë
18:26 - Biden: Putini s’do të fitojë kurrë në Ukrainë
“Putini duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij vrastare pa marrë parasysh koston”, ka thënë Bideni në Shtëpinë e Bardhë.
18:22 - Putini humbi nëntë komandantë ushtarakë në luftën në Ukrainë
Ata janë në mesin e afro 12 mijë trupave ruse që Ukraina pretendon se janë vrarë që kur nisi pushtimi më 24 shkurt.
I fundit që u vra është gjeneral-majori Vitaly Gerasimov. Ai u vra në periferi të Kharkivit.
17:40 SHBA-ja dhe Britania ndalojnë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë vendosur që të ndalojnë importin e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, si pjesë e sanksioneve pas pushtimit të Ukrainës.
17:12 - Kuleba reagon: Vështirë të besohet se KB-ja mund të vendosë censurë të ngjashme me të Kremlinit
Në mediume ka qarkulluar lajmi se Kombet e Bashkuara u kanë thënë stafit të mos përdorin fjalë luftë dhe pushtim kur flitet për Ukrainën.
17:05 - Mbi 60 spitale ukrainase jashtë funksionit pas sulmeve ruse
61 spitale në Ukrainë nuk janë duke funksionuar për shkak të sulmeve nga forcat ruse.
16:42 - Pas SHBA-së, edhe Britania planifikon të ndalojë importin e naftës ruse
Kryeministri pritet të konfirmojë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022.
16:37 - Evropa do të jetë “e pavarur nga energjia ruse deri në vitin 2030”
16:09 - Rusia do të ulë furnizimet me gaz nëse vazhdohet me ndalimin e naftës ruse
Rusia ka thënë se mund ta mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani nëse Perëndimi vazhdon me ndalimin e naftës ruse.
15:00 - Më shumë se 700 njerëz u evakuuan përmes korridorit humanitar Sumy
Gjithsej 723 civilë janë evakuuar përmes një korridori humanitar nga qyteti Sumy, ka raportuar RIA, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes.
Rruga shkon nga Sumy, në Ukrainën verilindore, në Poltava, në pjesën qendrore të vendit.
Ndërkohë, Rusia sot ka shkelur armëpushimin duke sulmuar korridoret humanitare në Mariupol.
14:02 - Shelli ndalon blerjen e naftës ruse dhe mbyll stacionet e benzinës në këtë shtet
13:50 - SHBA-ja beson që Kievi pushtohet qysh sonte nga rusët
Analiza nga një grup udhëheqësish ushtarak amerikan sugjeron se forcat ruse po përgatiten për një sulm ndaj Kievit në ditët në vijim, dhe kjo pritet të nisë që sonte.
Instituti për Studimin e Luftës thotë se forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të kryeqytetit.
Vlerësimi i lëshuar në orën 20:00 të mbrëmjes së kaluar me orën e Mbretërisë së Bashkuar, sugjeroi se sulmi do të ndodhte "në 24-96 orët e ardhshme".
“Rusët po sjellin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketore për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar mbrojtësit përpara një sulmi të tillë”, thuhet në deklaratë.
Analiza tregon se operacioni mund të sinjalizojë një moment kyç në pushtimin e Putinit, duke pasur parasysh mungesën e sigurisë nëse ndonjë përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit do të ishte apo jo i suksesshme.
"Është shumë herët për të vlerësuar efektivitetin e mundshëm të çdo përpjekjeje ruse për të përfunduar rrethimin e Kievit ose për të pushtuar qytetin në këtë kohë”, ka thënë ai.
13:20 - Mbi 400 civilë të vrarë deri më tani në Ukrainë
Deri më tani 1,207 civilë kanë pësuar nga sulmet ruse në Ukrainë, sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Sipas këtyre të dhënave, nga kjo shifër 406 janë të varë ndërkaq 801 të plagosur. Mirëpo shifrat mund të jenë më të larta, ka thënë Liz Throssell, zëdhënëse e Kimisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat Humane.
Shumica e të plagosurve janë rezultat i armëve eksplozive dhe sulmeve me raketa, derisa janë shkatërruar edhe qindra ndërtesa banimi.
OKB-ja ka shprehur gjithashtu shqetësimin për "ndalimin arbitrar" të mbështetësve pro-ukrainas në zonat nën kontrollin ushtarak rus - si dhe dhunën kundër atyre që konsiderohen si pro-rusë në territoret e kontrolluara nga qeveria ukrainase.
Shifrat e fundit të OKB-së sugjerojnë se rreth 12,700 njerëz janë arrestuar në Rusi për organizimin e protestave paqësore kundër luftës.
Organizata kritikoi "ligjet represive" të vendosura së fundmi nga Rusia që vendosin dënime me burg derinë 15 vjet për ata që akuzohen për përhapjen e të ashtuquajturit informacion "të rremë" në lidhje me pushtimin, ose diskreditimin e forcave të armatosura ruse.
12:48 - Më shumë se 1100 procedime penale janë hapur kundër ushtrisë ruse
Më shumë se 1,100 çështje penale janë hapur kundër ushtrisë ruse, tha Ukraina.
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës shtoi se disa nga procedurat janë për sabotim dhe për shkelje ë zakoneve të luftës.
12:47 - Marsh në Ukrainë kundër agresionit rus
Në Kherson të Ukrainës, mijëra qytetarë po e kundërshtojnë agresionin rus.
Në pamjet e publikuara në mediat online, qytetarët me flamuj kryesisht të Ukrainës, marshojnë nëpër rrugë. Sot është dita e 13-të qëkur Rusia ka nisur përpjekjet për ta pushtuar Ukrainën.
Janë regjistruar mijëra të vdekur nga të dyja palët.
Marsh në Ukrainë kundër agresionit rusMarsh në Ukrainë kundër agresionit rus DETAJE: https://bit.ly/3i624Fn
Posted by Koha.net on Tuesday, March 8, 2022
12:33 - Rusia thyen armëpushimin dhe bombardon korridorin humanitar
Forcat ruse e kanë thyer sërish armëpushimin dhe janë duke shënejstruar korridorin humanitar për evakuim nga Mariupoli, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës.
Autoritetet ukrainase dhe ruse më herët janë pajtuar që të ketë një korridor humanitar përmes të cilit do t’u mundësohej civilëve ukrainas që të largoheshin.
Gjithashtu janë shkelur armëpushimet e përkohshme të ditëve të mëparshme.
Situata është bërë e dëshpëruar në Mariupol, me mungesë të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike.
Presidenti ukrainas ka thënë më herët se një fëmijë vdiq nga dehidratimi në qytet për shkak të mungesës.
Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, ka thënë se korridori humanitar në Mariupol nuk u hap "për shkak të granatimeve të synuara të mallrave dhe njerëzve nga Rusia".
Ajo ka thënë se situata nënkuptonte se gratë, fëmijët dhe të moshuarit u penguan të largoheshin - por gjithashtu nënkuptonte se mallrat kritike si uji, ilaçet bazë dhe ushqimi nuk mund të dërgoheshin në qytet.
“Është një katastrofë humanitare që ka nevojë për vëmendjen e gjithë botës”, ka thënë ajo në një fjalim televiziv.
Ceasefire violated! Russian forces are now shelling the humanitarian corridor from Zaporizhzhia to Mariupol. 8 trucks + 30 buses ready to deliver humanitarian aid to Mariupol and to evac civilians to Zaporizhzhia. Pressure on Russia MUST step up to make it uphold its commitments.
— MFA of Ukraine ?? (@MFA_Ukraine) March 8, 2022
11:44 - Korridori i evakuimit në Sumy është duke funksionuar
Zyrtarët ukrainas thonë se rruga e planifikuar e evakuimit për të ndihmuar civilët të largohen nga qyteti verilindor i Sumy, i cili ka përjetuar sulme të qëndrueshme ruse dhe sulme ajrore ditët e fundit, tani është duke funksionuar.
Korridori është midis Sumy dhe qytetit ukrainas të Poltava - një udhëtim prej pak më pak se 160 km.
"Kjo rrugë është rënë dakord nga pala ukrainase dhe ruse”, ka thënë Dmytro Lunin, kreu i administratës rajonale të Poltava, në kanalin e tij Telegram.
"Regjimi i armëpushimit është nga ora 09:00 deri në 21:00 me orën e Kievit. Ukraina i përmbahet atij," ka thënë ai.
Lunin shtoi se disa dhjetëra autobusë janë larguar tashmë nga Lokhvytsia, një qytet në jugperëndim të Sumy, për të marrë civilët dhe se 20 tonë ndihma humanitare, përfshirë ushqime dhe ilaçe, janë dërguar gjithashtu.
Të hënën, zyrtarët ukrainas hodhën poshtë propozimin e njëanshëm të Rusisë për korridoret e evakuimit të civilëve, pasi shumica e rrugëve të çojnë në Rusi ose aleatin e saj të fortë Bjellorusi dhe do të kërkonin që njerëzit të udhëtonin nëpër zona aktive të luftimeve.
Disa përpjekje të mëparshme për të evakuuar civilët dështuan në fillim të kësaj jave, me liderët perëndimorë që akuzuan forcat ruse se vazhdojnë të synojnë rrugë të sigurta të miratuara paraprakisht.
Të dielën, një sulm rus goditi një pikë kalimi evakuimi jashtë Kievit, duke vrarë tetë persona, përfshirë dy fëmijë që përpiqeshin të iknin.
11:26 - 2 milionë refugjatë kanë ikur nga Ukraina
Numri i refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina ka shkuar në dy milionë, kanë thënë për BBC-në Kombet e Bashkuara.
Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, e quajti më parë eksodin masiv nga vendi si kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
11:03 - Shkon në 21 numri i të vdekurve nga bombardimet në Sumy
Autoritetet në Sumy kanë konfirmuar 21 të vdekur nga bombardimet e një nate të kaluar.
Më herët është raportuar për 10 persona të vdekur, në mesin e tyre edhe fëmijë.
Një evakuim është duke u bërë në Sumy pasi Rusia tha se do të bënte një armëpushim të përkohshëm.
10:45 - Ukraina rikthen nën kontroll zonën e Mykolayivit
Ukraina ka rikthyer kontrollin e zonës në Mykolayiv nga trupat ruse, sipas një guvernatori rajonal.
Një numër zonash të banuara në qytet, i cili është afër Detit të Zi në jug të Ukrainës, janë vënë nën zjarr nga forcat ruse ndërsa ato vazhdojnë të shtyjnë përpara me ofensivën e tyre.
9:45 - Ukraina pretendon se Rusia ka humbur më shumë se 12,000 trupa
Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi humbjet ushtarake ruse.
Shërbime Shtetërore i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës, ka pohuar se më shumë se 12.000 trupa ruse janë humbur, gjë që supozohet se do të thotë se ata janë vrarë.
Më shumë se 300 tanke janë shkatërruar, si dhe 1036 automjete të blinduara luftarake, shtoi ky shërbim.
9:40 - Plani 6-pikësh i Britanisë: Ndihmë Ukrainës, presion Rusisë
Këtë javë, kryeministri i Britanisë së Madhe do t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë një përpjekje për të siguruar dështimin e Putinit në Ukrainë.
Në ditët që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ne kemi parë një valë të paprecedentë dënimesh ndërkombëtare nga e gjitha bota. Të mërkurën në mbrëmje, 141 vende votuan për të denoncuar veprimet e Rusisë vetëm në sesionin e 11-të të urgjencës speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mbajtur ndonjëherë.
Në të njëjtën ditë, 38 vende të koordinuara nga Britania e Madhe, drejtuan referimin më të madh ndonjëherë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për t’u siguruar që Putini do të mbahet përgjegjës për krimet e tij të luftës.
Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë vende janë ngritur për të ofruar mbështetjen e nevojshme humanitare dhe ushtarake për popullin e Ukrainës. Kombet në mbarë globin kanë vendosur paketën më të madhe të sanksioneve ndonjëherë kundër një ekonomie të madhe.
Të hënën, Johnson do të mirëpresë kryeministrin kanadez Trudeau dhe kryeministrin holandez Rutte në Downing Street për diskutime se si t'i kthejnë këto angazhime në një fushatë të bashkërenduar solidariteti me Ukrainën. Të premten ai foli me presidentin Macron dhe liderët e Turqisë dhe Serbisë.
Të martën, ai do të presë liderët e grupit "V4" të vendeve të Evropës Qendrore - Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Këto vende tashmë po përjetojnë nga dora e parë krizën humanitare që ka përfshirë me shpejtësi kontinentin evropian.
Kryeministri do t'u thotë udhëheqësve se, për t'u siguruar që Putini dështon në ambiciet e tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet nën një plan veprimi prej gjashtë pikash për:
1. Mobilizimi i një koalicioni ndërkombëtar për Ukrainën
2. Të përkrahet Ukraina në përpjekjet për vetë-mbrojtje
3. Të rritet presioni ekonomik ndaj regjimit të Putinit
4. Të parandalohet normalizimi i asaj se çka është duke bërë Rusia në Ukrainë
5. Të ndiqen rrugët diplomatike për de-eskalim, por vetëm në bazë të pjesëmarrjes së plotë të qeverisë legjitime në Ukrainë
6. Të fillohet një fushatë e shpejtë për fuqizimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë regjionin euro-atlantik

09:33 - Nëntë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë nga sulmet në Sumy
Raketat ruse mbi ndërtesat e banimit në Sumy, kanë lënë të vdekur 9 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainse.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, ka thënë se sulmi ka qenë një raketë kundër ndërtesës së banimit.
Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, një grua e cila i ka shpëtuar bombardimit, është arritur të nxirret nga gërmadhat.
Evakuimi i qytetit të Sumy do të fillojë të martën në orën 8 të mëngjesit, me orën e Mbretërisë së Bashkuar
Civilët do të fillojnë të largohen nga qyteti i rrethuar i Sumy brenda gjysmë orës së ardhshme, ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një korridor humanitar që lejon banorët të largohen, megjithëse deri më tani Rusia nuk i ka qëndruar gjithmonë premtimeve të saj për armëpushim të përkohshëm.
Kolona e parë do të niset në orën 8:00 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar, dhe do të ndiqet nga civilët në automjetet e tyre personale.
09:11 - 1,7 milionë refugjatë e kanë lënë Ukrainën deri më tani
09:01- Rusia thotë se ka hapur korridore humanitare në Ukrainë
Rusia thotë se ka hapur korridore humanitare nëpër disa qytete të Ukrainës.
Civilët po lejohen të ikin gjatë një armëpushimi të përkohshëm në qytetet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Kiev dhe Mariupol, citon agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë ministria ruse e mbrojtjes.
Ajo thotë se trupat e saj kanë nuk ka hapur zjarr, megjithëse armëpushimet e mëparshme kanë dështuar.
Në Irpin, në rajonin e Kievit, një familje u vra nga bombardimet teksa po përpiqej të evakuohej.
Rusia është kritikuar për hapjen e korridoreve që i çojnë ukrainasit nga një zonë ose në vetë Rusinë ose në aleatin e saj Bjellorusi.
8:35 - Ndahen mbi 700 milionë dollarë për Ukrainën
Banka Botërore ka miratuar një pako urgjente prej 723 milionë dollarëve për Ukrainën, ndërsa 350 milionë dollarë hua janë ndarë më parë.
Nëpërmjet kësaj pakoje, Banka njoftoi se do t’i ndihmojë Ukrainës për situatën e krijuar gjatë ditës së 13 të luftimeve, derisa iu premtoi mbështetje shteteve që pranojnë refugjatë.
“Grupi i Bankës Botërore qëndron me popullin e Ukrainës dhe të rajonit. Ky është hapi i parë që ndërmarrim për të ndihmuar në këtë situatë”, deklaroi presidenti i Bankës, David Malpass.
08:25 - Japonia vendos sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë
08:07 - Ish-gjenerali i lartë britanik: NATO-ja duhet të ndërhyjë në Ukrainë sot o nesër
07:52 - Ukraina vret gjeneralmajorin e ushtrisë ruse, Vitaly Gerasimov
Një komandant i lartë i ushtrisë ruse është vrarë në luftime pranë Kharkiv, sipas ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës.
Në një deklaratë thuhet se gjeneralmajor Vitaly Gerasimov vdiq së bashku me një numër oficerësh të tjerë të ushtrisë, ndërsa të tjerë u plagosën.
Ai thuhet se ka marrë pjesë në operacionet e mëparshme ruse në Çeçeni dhe Siri.
Kjo vjen pasi zyrtarët perëndimorë thanë të premten se tre komandantë rusë ishin vrarë deri më tani; duke përfshirë një gjeneral tjetër, Andrei Sukhovetsky, i qëlluar me sa duket nga një snajper.
Ukraina gjithashtu pretendoi të hënën se më shumë se 11,000 personel rus kishin vdekur deri më tani në luftë, me gjithsej 110 avionë të shkatërruar.
07:35 - Zelensky: Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë
07:22 - Fëmijë në mesin e të vdekurve nga sulmet në Sumy
Sulmet ajrore në qytetin e Sumy të Ukrainës dhe periferitë e tij përreth vonë të hënën, kanë lënë të vdekur edhe fëmijë në mesin e shumë të tjerëve, sipas një zyrtari lokal ushtarak ukrainas.
Dmytro Zhyvytsky, i cili drejton Administratën Ushtarake Rajonale Sumy, ka thënë në një video të postuar në Facebook se pas orës 23:00 me orën lokale avionët luftarakë rusë kryen sulme në qytetin veri-lindor.
“Fatkeqësisht, mes të vrarëve ka edhe fëmijë”, ka thënë Zhyvytsky, duke shtuar se më shumë se 10 njerëz u vranë.
“Fëmijët po vriten”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke shpërndarë videon e sulmit të raportuar.
"Nuk do ta falim kurrë këtë!", ka thënë Zhyvytsky.