Botë

Dyshohet se është spiun rus, arrestohet anëtari i inteligjencës së Ukrainës

Col Dmytro Kozyura

Një figurë e lartë në shërbimin e inteligjencës së Ukrainës (SBU) është arrestuar nën dyshimin se është agjent i Rusisë, raporton “BBC”.

Shërbimi nuk e dha emrin e agjentit, që tha se ishte shef i stafit të qendrës kundër terrorit, por media ukrainase duke cituar burime në SBU ka njoftuar se është Col Dmytro Kozyura. 

Media lokale ka publikuar pamje ku ai shihet i lidhur me pranga deri sa po arrestohej nga kreu i SBU-së Vasyl Malyuk.

Sipas një deklarate në 14 raste në të cilat i dyshuari, që përshkruhet si “miu”, kishte mbledhur dhe transferuar informacione për në Rusi. SBU njoftoi se hetimi ka përfshirë monitorim audio dhe video, si dhe kishte qasje në telefona dhe kompjuterë.

Që nga fillimi i pushtimi rus në shkurt të 2022-tës, Ukraina ka njoftuar për shumë operacione të ekspozimit të agjentëve rus brenda vendit.