Hetuesit janë përqendruar në komunikimet mes kontrollit të trafikut ajror dhe dy aeroplanëve që u përplasën në aeroportin e Tokios, duke lënë të vdekur pesë persona.
Aksidenti ka ndodhur kur aeroplani i udhëtarëve aterroi në pistën nga e cila po nisej aeroplani më i vogël i rojave bregdetare.
379 personat në bordin e aeroplanit të udhëtarëve kanë shpëtuar, por nuk kishte të mbijetuar në aeroplanin e vogël.
Ministria e Transportit ka publikuar komunikimin mes kullës së trafikut ajror dhe nuk kishte miratim të qartë për nisjen e fluturimit të aeroplanit të rojave bregdetare.
Kulla e kontrollit ajror kishte dhënë lejen për aterrimin e aeroplanit Airbus, por kishte përmendur se nga e njëjta pistë pritej të nisej një aeroplan.
Policia japoneze gjithashtu ka nisur hetimin për neglizhencë profesionale.
Policia e Tokios ka deklaruar se hetuesit kanë ekzaminuar mbetjet e aeroplanit dhe se ka intervistuar disa persona.