Botë

Dy të vrarë në sulm me thikë në Gjermani, arrestohet i dyshuari

Sulm Gjermani

Një burrë është arrestuar pas një sulmi me thikë në parkun e qytetit gjerman të Aschaffenburg të mërkurën, si pasojë e të cilit kanë vdekur dy persona, ka raportuar policia. 

I dyshuari është arrestuar në skenën e krimit në parkun Schoental, ndërsa sulmi ka ndodhur rreth orës 10:45, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Policia ka deklaruar se nuk informata se ka qenë një sulmues tjetër dhe se nuk ka rrezik për publikun. 

Një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve, ka raportuar gazeta gjermane Bild. 

Policia nuk ka publikuar emrin e sulmuesit. "Bild" ka raportuar se bëhet fjalë për një shtetas afgan. Viktimat janë të moshave 41-vjeçare dhe 2-vjeçare.