Botë

Dy të vdekur, njëri fëmijë – Gjermania në zi pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve

sulmi ne Gjermani

Foto: Associated Press

Policia gjermane në Magdeburg ka bërë thirrje për njerëzit që të japin çfarëdo informacioni rreth sulmit të mbrëmjes së 20 dhjetorit që la të vdekur dy persona e dhjetëra të lënduar.

Policia ka publikuar një thirrje duke kërkuar fotografi apo video nga ngjarja.

Zyrtarët kanë bërë thirrje që banorët të shmangin zonën ku ndodhi sulmi. E gjithë zona ku ndodhej tregu i Krishtlindjeve është rrethuar me shiritat policorë.

Një person me automjet ka hyrë mes turmës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten. Dy persona kanë vdekur si pasojë, një prej të cilëve fëmijë. Të paktën 68 persona janë lënduar. I dyshuari u arrestua dhe u identifikua si një burrë i ardhur nga Arabia Saudite e që ka jetuar në Gjermani që nga viti 2006.  

VIDEO:

Gjithçka që dihet për të dyshuarin për sulmin në Magdeburg

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 16:22
Taleb A qe kreu sulmin ne Magdeburg

I dyshuari për sulmin në Magdeburg duke u arrestuar (Foto: BILD)

I dyshuari për sulmin e të premtes në Magdeburg, është Taleb A nga Arabia Saudite, një psikiatër që kishte jetuar në Bernburg rreth 40 kilometra nga Magdeburgu. 

Në sulmin e të premtes në tregun e Krishtlindjes në Magdebur u vranë pesë persona e u lënduan afro 200 tjerë.  Në mesin e të vdekurve është një nëntëvjeçar.

I dyshuari kishte goditur me veturë turmën e njerëzve. Motivet prapa sulmit janë të paqarta, por autoritetet besojnë se ai kreu i vetëm sulmin. 

Dëshmitë nga postimet e tij në rrjetet sociale, tregojnë se ai ishte një kritik i hapur i islamit dhe kishte promovuar teori konspirative që pretendonin se autoritetet gjermane po synojnë ta “islamizojnë” Evropën, shkruan “BBC”. 

“Der Spiegel” ka raportuar se më 4 shtator të vitit 2013, gjykata e Rostockut e kishte dënuar atë me një gjobë prej 900 eurove. Arsyeja ishte prishja e rendit publik "përmes kërcënimeve me vepra penale".  Por nuk ishte vlerësuar se ai ishte i aftë të kryente veprat. Taleb 50-vjeçar kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2006, në mënyrë të rregullt duke hyrë me pasaportë dhe vizë për ta filluar specializimin pas përfundimit të studimeve për mjekësi. Por, ai nuk aplikoi për azil deri në vitin 2016. 

Ai gjatë seancës dëgjimore në Zyrën Federale për Migrim e Refugjatë kishte thënë se është larguar nga islami dhe se po shkruante një libër se pse "islami si religjion nuk ka bazë". Libri s'u botua kurrë.

Ai ishte paraparë të paraqitej në gjykatë në Berlin po ashtu më 19 dhjetor. Zyra e prokurorit publik të Berlinit e kishte akuzuar atë për “keqpërdorim të thirrjeve emergjente”. 

Ai kishte marrë urdhër të paguante 20 tarifa ditore, nga 30 secila, pra total 600 euro gjobë. Ai ishte ankuar dhe duhej paraqitur në gjykatë në Berlin më 19 dhjetor, por s’u paraqit. 

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se beson se Talebi ka pikëpamje “islamofobe”. 

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka konfirmuar këtë, duke shtuar se “është gjëja e vetme” që mund ta konfirmojë.

Prokurori Horst Walter Nopens ka thënë se i dyshuari po intervistohet dhe do të pasojnë procedurat gjyqësore. Ai pritet të akuzohet për pesë vrasje dhe lëndime të rënda trupore. 

Rritet në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në Gjermani, qindra të lënduar

3 muaj më parë / 21 dhj 2024 12:10
Foto: AP

Foto: AP - Një oficer policie qëndron në tregun e Krishtlindjes, ku një veturë goditi turmën të premten mbrëma, në Magdeburg, Gjermani, 21 dhjetor 2024.

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman të Magdeburgut ka shkuar në pesë, raportoi AP.

Guvernatori Reiner Haseloff ka thënë se më shumë se 200 persona janë lënduar, shumë prej të cilëve rëndë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shkuar në vendngjarje. Nga atje ai ka thënë se është tronditur nga shkalla e sulmit. 

“Gati 40 persona janë aq rëndë të lënduar, sa që jemi shumë të shqetësuar për ta”, u ka thënë ai gazetarëve.

Një burrë nga Arabia Saudite i cili prej vitesh jetonte në Gjermani ka vozitur automjetin drejt tregut të premten mbrëma. Ai është arrestuar nga Policia.