Botë

Dy britanikë dënohen nga gjykata në Iran për spiunazh

Prokuroria ne Iran...shtetasit britanikë

Foto: IRNA

Dy shtetas britanikë janë dënuar të martën nga gjykata në Iran nën akuzat për spiunazh. Ata ishin arrestuar mbi dyshimet se kanë mbledhur informacion në pjesë të ndryshme të vendit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Mediat britanike kanë raportuar se dy të burgosurit janë bashkëshortë. 

Zyra e Jashtme britanike në një komunikatë të martën u shpreh tmerrësisht e shqetësuar nga raportimet, dhe se do ta sqarojë çështjen me autoritetet iraniane.

Elita e Gardës Revolucionare të Iranit ka arrestuar qindra të huaj dhe persona me nënshtetësi të dyfishtë në vitet e fundit, kryesisht me akuza për spiunazh dhe çështje të ndërlidhura me sigurinë e vendit.