Botë

Dy brigada ukrainase i shpëtojnë ushtarët e kapur peng nga duart ruse

Ushtarët ukrainas

Ushtria ukrainase ka kryer një operacion unik së fundmi, duke arritur që me sukses të plotë t’i çlirojnë tre ushtarë të zënë robër.

VIDEO:

Ushtarët u kapën nga trupat ruse, ka njoftuar ministria ukrainase e Mbrojtjes, derisa operacioni u krye nga ekipi i dronëve, i ndihmuar edhe nga Brigada e Parë e Tankeve të Siverit.

Autoritetet ukrainase njoftuan se me veprime të koordinuara dhe gjuajtje precize “armiku iku dhe i la pengjet”.

“Veprimet e koordinuara dhe hedhjet precize të dronëve ukrainas bënë që armiku të ikte dhe të linte pas pengjet. Më pas, me ndihmën e dronëve, ushtarëve tanë iu mundësua evakuimi në vende të sigurta”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.