Botë

Droni ukrainas qëllon objektin e Gardës Kombëtare ruse

Droni ukrainas mbi gardën ruse

Një dron ukrainas ka goditur një kampus që i përket Gardës Kombëtare të Rusisë të dielën, në rajonin rus të Çeçenisë, ka raportuar AP.

Pamjet e publikuara tregojnë dronin që fluturoi poshtë kryeqytetit çeçen, Grozny, rreth 800 kilometra në juglindje të vijës së frontit në Ukrainë, para se të shpërthente.

Nuk është raportuar për viktima. Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, konfirmoi se droni ka qëlluar një vend që i përkiste batalionit të policisë së trazirave.

Ai ka shtuar se dy dronë të tjerë janë rrëzuar. Lideri çeçen është zotuar për hakmarrje ndaj forcave ukrainase, duke thënë se ka urdhëruar një sulm me raketa kundër objektivave ushtarake në Kharkiv.

Rusia pretendon se i ka rrëzuar 15 dronë të ushtrisë ukrainase.