Botë

Droni rus godet një dyqan ushqimesh në Ukrainë, 48 të vdekur

Të paktën 48 persona kanë vdekur pasi një raketë ruse goditi një dyqan ushqimesh në Ukrainë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky të enjten. 

Ai njoftoi në Telegram se një fshat në rajonin verilindor të Kharkivit ishte sulmuar nga Rusia. 

Zelensky e përshkroi sulmin si “krim brutal nga Rusia”.

Zelensky e bëri njoftimin nga Granada, aty ku po merr pjesë në takimin e liderëve evropianë.

Nga aty, bëri thirrje për më shumë ndihmë kundër Rusisë.