Dronët rusë kanë goditur qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke dëmtuar infrastrukturën energjetike, njoftoi guvernatori lokal ukrainas, raporton agjencia “AP’.
Vitaliy Kim, guvernatori i provincës jugore të Mykolaiv të Ukrainës, tha se dronët rusë dëmtuan rëndë një hotel, duke shkaktuar një zjarr që më vonë u shua.
Kim gjithashtu raportoi se sulmi dëmtoi infrastrukturën e gjenerimit të nxehtësisë në qytet, por nuk dha detaje. Ai shtoi se nuk ka pasur viktima. Agjencia shtetërore ruse RIA ka raportuar për pretendimet se sulmi në Mykolaiv kishte në shënjestër një kantier detar ku janë mbledhur dronët detarë, si dhe një hotel ku strehohen “mercenarët anglishtfolës që kanë luftuar për Kievin”. Raporti i RIA-s citoi Sergei Lebedev, i përshkruar si një koordinator i guerilëve lokalë proMoskë.