Ish-bashkëshorti i Gisele, Dominique Pelicot, është dënuar me 20 vjet burgim nga një gjykatë franceze të enjten.
Bashkë me të janë shpallur fajtor për përdhunim të rëndë edhe 50 persona të tjerë, raporton BBC.
Ndërkaq, Jean-Pierre Marechal është dënuar me 12 vjet. Prokurorët kishin kërkuar 17 vjet burgim për të. Ai është shpallur fajtor për tentativë përdhunimi dhe përdhunim të rëndë po ashtu të gruas së tij, si dhe për drogimin e saj.
Për gati një dekadë, Gisele Pelicot u drogua nga ish-bashkëshorti i saj Dominique, i cili më pas ftoi dhjetëra burra që ai kishte rekrutuar në internet për të kryer marrëdhënie seksuale me të në shtratin e saj në shtëpi, ndërsa ajo ishte pa ndjenja dhe pa vetëdije.
