Botë

Dodik: “Unë jam serb, e dua më shumë Serbinë se BeH-në...”

Millorad Dodik deklaroi sot se si anëtar i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës do të udhëtojë me pasaportën e Serbisë dhe se nuk ka gjë për të ndryshuar, sepse, siç është shprehur, “unë jam serb, e dua më shumë Serbinë se BeH-në ndërsa BeH-ja është vendi ku punoj dhe asgjë më shumë”, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Siç citohet të ketë thënë, ai nuk është i gatshëm të pranojë stereotipe, që i kanë promovuar të huajt, sipas të cilëve “BeH është diçka që duhet ta konsiderojmë të shenjtë”.

“Ne jemi BeH të detyruar sipas marrëveshjes ndërkombëtare, ndërsa vetë këtë marrëveshje e ka shkelur bashkësia ndërkombëtare. Thuajse nuk ka shumë elemente që do të duhej të na mbanin në BeH...” është shprehur ai, transmeton Koha.net.