Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, është shtrirë në spital mbrëmë, me pneumoni, raporton “Klix.ba”, duke u mbështetur në informacione të mediumeve të Republikës Serbe.
Të shtunën kabineti i Dodikut kishte njoftuar se ai gjendet në vetizolim shkaku i kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ishte raportuar se Dodik është testuar, por ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.