Botë

Dodik rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Foto: Epa-Efa

Kryesuesi serb i presidencës tripalëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka rezultuar të martën pozitiv në testin për COVID-19, disa ditë pasi që ishte hospitalizuar shkaku i dhembjeve në stomak dhe telasheve me tretjen, ka njoftuar Qendra Klinike Universitare në qytetin e Banjallukës.

“Dodik është diagnostikuar me pneumoni... dhe ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri”, ka bërë të ditur klinika.

Lideri serb i Bosnjës ishte hospitalizuar gjatë së dielës mbrëma. Ndihmësit e tij kanë bërë të ditur se ai ishte vënë në vetizolim, pasi që kishte pasur takim me një person të prekur nga COVID-19 të mërkurën e shkuar, ka raportuar Reuters, transmeton KOHA.

Gjendja e Dodikut është stabile dhe mjekët janë duke e mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm, ka konfirmuar klinika.