Botë

Dodik: Republika Serbe do të jetë shtet

Kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka shprehur bindjen se një ditë Republika Serbe do të jetë shtet dhe se do të marrë vendime për vetvete, siç është shprehur ai, pa tutorë të tjerë.

Milorad Dodik ka deklaruar në Modriça, se e ardhmja e popullit serb është e lidhur me ekzistimin e Republikës Serbe, pa të cilën në këto hapësira nuk ka mbijetesë për serbët.

“Disa mendojnë se ky është vetëm një qëndrim i treguar keq, por unë besoj në këtë. Se, a do ta përjetoj, nuk e di”, ka thënë Dodik. Sipas tij, Republika Serbe nuk mund të jetë nën asnjë tutor, sidomos Sarajevën, transmeton “Nezavisne novine”.

Ai konsideron se Bosnje e Hercegovina është e pranueshme vetëm në atë masë sa duhet dhe se Republika Serbe nuk lejon dhe nuk dëshiron që dikush t’ia imponojë asaj BeH.