Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës-Hercegovinës dhe ithteri më i madh për ndarjen e Republika Srpskas, Milorad Dodik, ka thënë se vendimi i sotëm për konfirmimin ie dënimit të përjetshëm për Ratko Mladiqin, nuk ka të bëjë me drejtësi.
Ai tha po ashtu se gjenocidi në Srebrenicë është vetë, një mit dhe se Mladiqi është hero.
“Çfarë drejtësie është kjo kur këtë vendiim e dëgjojnë në liri Naser Oriq, Ante Gotovina, Ejup Ganiq, Atif Dudakoviq”, ka thënë Dodik, duke iu referuar komandantëve të serbëve e kroatëve, që më herët janë shpallur të pafajshëm nga Tribunali i Hagës.
Tribunali i Hagës shpalli Mladiqin fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, njëjtë si në shkallën e parë.
“Gjenerali Mladiq është dërguar direkt mes legjendave, e populli serb do ta kuptojë që pa shpirtin e tij, do të kishte shumë më shumë vrasje të popullit tonë”, ka thënë Dodik, përcjell B92.