Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka takuar trupat pranë kufirit libanez, duke u thënë atyre se do të kthejnë banorët e zhvendosur të Izraelit verior me "të gjitha mjetet që kemi në dispozicion".
Yoav Gallant u ka thënë trupave se "eliminimi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka", raporton BBC.
Ai ka thënë se do të përdorin të gjitha forcat, qoftë nga ajri nga deti dhe nga toka.
“Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi dhe nëse dikush nga ana tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë të gjitha aftësitë - janë të gjitha aftësitë. Dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje, ne ju besojmë se mund të arrini gjithçka”, dëgjohet Gallant t’u ketë thënë ushtarëve izraelit.
Deklarata e tij vjen pak pasi nënkryetari i Hezbollahut, Naim Qassem tha në një fjalim të hënën se nuk do të dorëzohen para Izraelit.
Qassem ka thënë se janë të gatshëm edhe për ofensivë tokësore.
LEXO EDHE: