Largimi nga Afganistani ishte pjesë e përpjekjes amerikane për të përqendruar politikën e jashtme karshi Kinës. Ky angazhim u përshpejtua të mërkurën me arritjen e marrëveshjes së sigurisë mes Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë. Mirëpo, me këtë marrëveshje nuk është penguar vetëm Kina. Është dëmtuar edhe Parisi zyrtar. Franca, me zemërim, ka akuzuar SHBA-në se e largoi nga aleanca dhe se e prishi marrëveshjen me Australinë për ndërtimin e nëndetëseve.
Ishte një orë që presidenti Joe Biden pa dyshim do të donte ta harronte. Të premten, Pentagoni pranoi se në sulmin me dron në Afganistan vrau 10 civilë, përfshirë shtatë fëmijë dhe asnjë terrorist.
Një panel që këshillon Administratën e Ushqimit dhe Barnave votoi për të mos rekomanduar përforcimin e imunitetit me vaksinën e tretë për amerikanët mbi moshën 16-vjeçare, duke thyer një tjetër shpresë të administratës. Ndërkaq, Franca njoftoi se po tërhiqte ambasadorin e saj në SHBA nga zemërimi se u pre në besë nga marrëveshja sekrete e nëndetëseve bërthamore që Bideni kishte arritur me Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë.
Titujt kritikë të gazetave, të gjithë brenda një ore, janë tregues për rreziqet e çdo presidenti nga ngjarjet e pakontrolluara që mund të përcaktojnë fatin e krejt mandatit. Kritikat dhe problemet vijnë në ditët kur Bidenit i ka rënë përkrahja publike teksa kriza e koronavirusit është thelluar, ndërsa amerikanët po fajësohen për kaosin në tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani.
Administrata kishte shpresuar të nxirrte udhëzime më të ashpra për vaksinat, një aleancë të re ndërkombëtare për të penguar Kinën dhe një angazhim për atë që Bideni e ka bërë më së miri: duke u mbështetur në vitet e tij në Capitol Hill dhe njohuri për procesin legjislativ me qëllim që t’i kënaqë kolegët demokratë për të miratuar buxhetin e shpenzimeve që përbëjnë zemrën e agjendës së tij politike gjatë këtij mandati. Krejt këto ambicie tani janë vështirë për t’u arritur.
Misioni kryesor
Bideni ka caktuar mposhtjen e pandemisë si misionin kryesor të presidencës së tij, por Shtetet e Bashkuara tani kanë mesatarisht më shumë se 145 mijë raste të reja në ditë, nga niveli i ulët prej rreth 8 mijë e 500 në ditë tre muaj më parë.
Presidenti ka zhvendosur fajin për përhapjen e rasteve te më shumë se 70 milionë amerikanë që nuk kanë marrë vaksina, ndërkaq republikanët gjithnjë e më ashpër kanë kundërshtuar përpjekjet e tij për t’i obliguar njerëzit që të vaksinohen. Ndihmësit e presidentit kanë shpresuar për miratimin e plotë të FDA-së për vaksinat përforcuese, megjithatë paneli këshillues rekomandoi vaksinat e treta vetëm për personat mbi moshën 65-vjeçare dhe për personat me shëndet më të dobët.
Këshilltarët e presidentit demokrat në ditët e fundit kishin shprehur qetësi dhe lehtësim se për tërheqjen kaotike nga Afganistani – ashtu siç u zhvillua krejt lufta për gati dy dekada të saj – titujt janë hequr nga ballinat e mediave. Ndjenja e lehtësimit u rrëzua të premten mbrëma kur Pentagoni konfirmoi se në sulmin me dron ishte qëlluar caku i gabuar. Ky sulm besohej se ishte i fundit në luftën amerikane në Afganistan.
Bideni kishte mbrojtur prej kohësh largimin nga Afganistani dhe, edhe pasi një bombë vetëvrasëse vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan, dhe u tha këshilltarëve se vendimi ishte i saktë. Presidenti është i njohur për vërtetësinë e tij, një kokëfortësi që u ndez kur hodhi poshtë sugjerimet që ai shprehte keqardhje për mënyrën se si ndodhi tërheqja.
Ndihmësit kanë qenë të shpejtë për të përmendur se 120 mijë njerëz me sukses janë evakuuar dhe se angazhimi i qetë i SHBA-së, po mundëson largim pa probleme të afganëve tjerë nga sundimi taleban.
Përplasja me Francën

Largimi nga Afganistani ishte pjesë e përpjekjes amerikane për të përqendruar politikën e jashtme karshi Kinës. Ky angazhim u përshpejtua të mërkurën me arritjen e marrëveshjes së sigurisë ndërmjet Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.
Mirëpo, me këtë marrëveshje nuk është penguar vetëm Kina. Është dëmtuar edhe Parisi zyrtar. Franca me zemërim ka akuzuar SHBA-në se e largoi nga aleanca dhe se prishi marrëveshjen me Australinë për ndërtimin e nëndetëseve.
Franca pastaj tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe Australia, duke deklaruar se Bideni kishte provuar të ishte partner jo i besueshëm si paraardhësi i tij, republikani Donald Trump.
Përplasja me Francën është krijuar në kohën kur Bideni kishte shpresuar se do të kalonte agjendën e tij në çështjet e brendshme të Amerikës.
Mirëpo, ka ndarje të thella ideologjike mes demokratëve në Capitol Hill në lidhje me madhësinë dhe thelbin e pakos së shpenzimeve prej 3.5 trilionë dollarësh. Kjo pako pritej të miratohej së bashku me buxhetin e infrastrukturës prej 1 trilion dollarësh.
Dhe, i gjithë Kongresi do të detyrohet të mashtrojë legjislacionin e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa do të mbytet me afate të afërta në tavanin e borxhit dhe financimin e qeverisë.
Krahu Perëndimor po rikrijon një strategji legjislative që funksionoi për të siguruar kalimin e lehtësimit prej 1.9 trilionë dollarësh në betejën kundër COVID-19 në muajin mars dhe shtyu faturën e infrastrukturës mbipartiake prej 1 trilion dollarësh në Senat në gusht, kanë thënë disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarë të jashtëm, të cilët nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjet e brendshme. Me ligjvënësit që duan ligjin, pakoja e infrastrukturës do të kalojë përmes Dhomës së bashku me projektligjin e shpenzimeve prej 3.5 trilionë dollarësh që përmban shumë nga premtimet e presidentit - si ndryshimi i klimës dhe kujdesi për fëmijët - dhe do të kalonte në Senat sipas linjave të partisë.
Problemet e brendshme
Me Senatin 50-50 me vota dhe dallimet mes demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, pak vota mund të humbasin dhe mund të jetë një detyrë e frikshme për t’i bashkuar të moderuarit demokratë, si senatorin Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore dhe Kyrsten Sinema e Arizonës, të cilët duan një faturë shpenzimi shumë më të vogël. Ndërkaq, liberalët si senatori Bernie Sanders i Vermontit, ka thënë me vendosmëri se pakoja nuk mund të tkurret.
Shtëpia e Bardhë, gjithashtu, ka filluar të mbushë përsëri orarin e presidentit me ngjarje që synojnë të nxjerrin në pah nevojën për të miratuar faturat, duke përfshirë lidhjen e vizitave në vendet e fatkeqësive natyrore - zjarret në Kaliforni dhe Idaho, uraganet në Nju Jork dhe New Jersey - me klimën ndryshojnë financimet në legjislacion.
Dhe këtë të enjte, në atë që ishte planifikuar paraprakisht si një ditë pushimi për Bidenin, Shtëpia e Bardhë e caktoi atë të mbante një fjalim nga Dhoma Lindore gjatë së cilës ai foli për mënyrën se si do të bëhet zbatimi i taksave për korporatat e mëdha dhe amerikanët e pasur me qëllim që të ndihmonin në financimin e planit të tij. Mirëpo nuk ofroi asnjë detaj të ri.
Por, ka pengesa në rrugë. Manchini i tha Bidenit se nuk mund të mbante 3.5 trilionë dollarë dhe ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë filluar të sinjalizojnë se ata do të vendosin për një pako më të vogël, edhe nëse kjo ngre zemërimin e progresistëve.
Megjithatë, këshilltarët e Bidenit besojnë se, edhe nëse ka pakënaqësi me pakon, asnjë ligjvënës demokrat nuk do të donte të perceptohej si minim i qendrës së agjendës së një presidenti nga partia e tyre.
Ndërsa aktiviteti kthehet në Uashington, Shtëpia e Bardhë po zvogëlon gjithashtu udhëtimin e presidentit për të mbështetur agjendën në Capitol Hill, por kjo ka çuar në shqetësime të ngritura në mesin e disa ligjvënësve demokratë se Bideni nuk po bënte sa duhet për të shitur personalisht legjislacionin tek ata.
Shtëpia e Bardhë ka theksuar se kabineti i Bidenit ka udhëtuar në mënyrë agresive për të promovuar legjislacionin, edhe kur presidenti është mbajtur përsëri në Uashington.
Rrallimi i udhëtimeve është bërë në kohën e disa shqetësimeve nga ndihmësit për nivelin e ekspozimit që Bideni mund të ketë hasur kur u përfshi në grupe gjatë një udhëtimi rraskapitës të fundit në perëndim dhe udhëtimit të tij me tri ndalesa për të shënuar përvjetorin e 11 Shtatorit, kanë thënë dy zyrtarë. Bideni, 78 vjeçar, gjithashtu nuk bëri pushime verore. Plani i tij për të kaluar kohë në shtëpinë e tij në Delaware në gusht u prish nga kriza në Afganistan.
Ndihmësit më në fund i kishin caktuar pushim, një fundjavë të gjatë në shtëpinë e tij në Rehoboth Beach të Delaware. Ai arriti në shtëpinë e tij të premten pak pas orës 13:30 pasdite.
Nëntëdhjetë minuta më vonë, çdo shpresë për një fundjavë të qetë u rrënua.
Përktheu: Gent Mehmeti