Botë

Disa të vdekur pasi vetura u fut në turmën e festivalit në Kanada

Disa të vdekur pasi vetura u fut në turmë në Kanada

Pamje nga Twitteri

Disa persona kanë humbur jetën pasi një veturë është futur në turmën e qytetarëve që po qëndronin në një festival rruge në qytetin Vancouver të Kanadasë, ka njoftuar Policia e këtij shteti.

Sipas policisë, edhe shumë të tjerë janë lënduar nga incidenti që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje (sipas kohës lokale atje).

Ngasësi i veturës është ndaluar.

Ndërkohë, në një përditësim në X, Policia e Vankuverit ka thënë se beson që ky incident nuk ishte një akt terrorist. 

Për momentin nuk ka informacione për motivet e mundshme pas ngjarjes.

Nuk dihet ende saktë se sa njerëz kanë vdekur.

Nëntë të vdekur nga incidenti në festivalin në Kanada

4 o. më parë / 27 pri 2025 12:16
Kanada

Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një incidenti, kur një burrë është futur me  veturë nëpër një turmë në një festival në Kanada.

Burri është identifikuar si një 30-vjeçar.

"Deri tani, ne mund të konfirmojmë se nëntë persona kanë vdekur pasi një burrë kaloi me veturë nëpër një turmë në Festivalin e Lapu Lapu”, ka njoftuar policia e Vancouver.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga ky incident tragjik”, thuhet më tej në deklaratë.

Paraprakisht policia ka thënë se nuk besonte që rasti është një sulm terrorist, teksa motivet e sakta nuk dihen ende.