Raketa të shumta janë përplasur në një bazë të ushtrisë amerikane dhe një zyrë të kanalit kurd të lajmeve në Erbil, në veri të Irakut.
Siç njofton guvernatori i Erbilit, dhjetëra raketa balistike të prodhuara nga Irani, kanë goditur qytetin në orët e para të së dielës.
Ai tha se nuk ishte e qartë nëse raketat kishin në shënjestër konsullatën amerikane në vend, apo aeroportin në qytet.
Zyrtarët kurdë dhe amerikanë konfirmuan se nuk kishte viktima në atë që ata e quajnë një "sulm të egër", duke shtuar se asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin.
Gjenerali i marinës amerikane, Frank McKenzie, kishte paralajmëruar për sulmet në zonë në dhjetor, kur i tha Associated Press se ndërsa forcat amerikane në Irak kaluan në një rol jo luftarak vitin e kaluar, Irani dhe përfaqësuesit e tij “ende duan që trupat amerikane të largohen vendi”, raporton Daily Mail.
Si rezultat, sipas McKenziet,"kjo mund të shkaktojë më shumë sulme në bazat amerikane.
Sulmi erdhi gjatë një pauze në Vjenë lidhur me marrëveshjen e prishur bërthamore të Teheranit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Baza amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit u godit më parë nga një sulm me raketa në shtator, në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.