Disa kompani ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Haiti, pasi një aeroplan pasagjerësh që ishte nisur nga SHBA-ja u qëllua me armë zjarri teksa po përpiqej të ateronte në Port-au-Prince, raporton “BBC”.
Fluturimi 951 i “Spirit Airlines” që ishte nisur nga Flord Lauderdale në Florida u detyrua të largohej dhe të ulej sigurt në Republikën Domenikate në aeroportin e Santiagos.
Një stjuardese pësoi lëndime të lehta, u tha nga kompania ajrore, duke shtuar se asnjë pasagjer s’mori lëndime.
Është hera e dytë në tri javë që aeroplanët qëllohen mbi kryeqytetin e Haitit.
Haiti është në një krizë të thellë politike, ku bandat e armatosura po kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.
Të hënën, një kryeministër i ri u caktua nga një Këshill qeverisës i Haitit, pasi lideri i mëparshëm, Garry Conlline, u rrëzua në më pak se gjashtë muaj në detyrë.
Fluturimi i “Spirit Airlines” ishte planifikuar të ulej në aeroportin Toussaint Louverture të hënën, pak para se të qëllohej me armë zjarri.
Në disa video janë parë vrima plumbash në aeroplan.
Kompania ajrore ka thënë se ka pezulluar gjitha fluturimet në Haiti. Po ashtu edhe “American Airlines” dhe “JetBlue” kanë vendosur t’i pezullojnë fluturimet.
🚨 One person injured after gunfire hit a Spirit Airlines plane while it's trying to land in Haiti pic.twitter.com/Md6EF45Hd7