Botë

Digjet varri i babait të Bashar al-Assadit

Siri

Varri i Hafezit, babait të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assar, u dogj në qytetin e tij të lindjes, Qardaha, të mërkurën.

Pamjet tregojnë rebelët dhe njerëzit e thjeshtë që e shikojnë tymin që del nga djegia e varrit të Hafezit.

Familja Assad e kishte pushtetin në Siri që nga viti 1970.

Hafez al-Assad qëndroi në pushtet deri në vitin 2000 e më pas ia la trashëgimin djalit të tij, Bashar.

Por pak ditë më herët, i erdhi fundi pushtetit diktatorial të al-Assadit pas një ofensive të papritur të rebelëve.

Bashar al-Assad është larguar drejt Rusisë.

VIDEO: