Një aeroplan në aeroportin e Busanit të Koresë së Jugut ka marrë flakë të martën, në momentin kur brenda ndodheshin 170 pasagjerë, përfshirë ekuipazhin, raporton RTL.
Sipas mediave lokale, nuk ka viktima në këtë incident.
Është ende e paqartë se si filloi saktësisht zjarri në aeroportin Gimhae në Busan.
Sipas raportimeve të mediave koreanojugore, zjarri shpërtheu në pjesën e bishtit të një aeroplani të “Air Busan” me destinacion Hong Kongun në aeroportin Gimhae. Busan është qyteti i dytë më i madh në Korenë e Jugut pas Seulit.
VIDEO:
Fire breaks out on an Air Busan A321 bound for Hong Kong at Gimhae International Airport in Busan, South Korea.
At around 10:30 p.m. on Tuesday, a fire broke out in the tail section of the aircraft.
All 170 passengers and crew evacuated, and there were no casualties,… pic.twitter.com/GqzIkrUx85
Një muaj më parë ndodhi tragjedi me një aeroplan në Korenë e Jugut.
Një aeroplan me 181 pasagjerë u rrëzua në aeroportin Muan të Koresë së Jugut - dhe pothuajse askush nuk mbijetoi. Vetëm dy anëtarë të ekuipazhit mbijetuan. Ky mund të jetë një nga aksidentet më të rënda të aeroplanëve në vite.