Ndërkohë, të paktën 188 të tjerë janë të lënduar, raporton BBC.
Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar.
Tërmetet janë të zakonshëm në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike, por tërmeti i së martës është një nga më vdekjeprurësit e Kinës në vitet e fundit.
Përditësim 11:04 - Ka shkuar në 95 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Tibetin të martën në mëngjes.
Sipas raportimit të mëhershëm të televizionit shtetëror të Kinës, numri i të vdekurve ishte 53. Ndërsa u raportua për 62 të lënduar. Tani, është raportuar se është rritur numri i viktimave në 95 dhe i të lënduarve në 130.
Lëkundjet u ndien edhe në Nepal, Butan dhe Indi, por pa viktima.
50 lëkundje më të vogla pas tërmetit u ndjenë deri në tre orë pas tij.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 75 kilometra në veri-lindje të malit Everest, që ndan kufirin e Kinës dhe Nepalit. Kjo është zonë aktive sizmike sepse aty pllakat tektonike të Indisë dhe Euroazisë takohen duke shkaktuar rritje të maleve në Himalaje, mjaftueshëm të fuqishme të ndryshojnë lartësinë e majës më së lartë në botë.
Banorët e rajonit Tigri në Tibet, afër epiqendrës së tërmetit me magnitudë 7.1 ballë, raportuan se tërmeti ka shkaktuar shumë dëme, edhe si pasojë e ndërtimeve të dobëta, duke dëmtuar më shumë se 1,000 shtëpi.
Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin e Tibetit të martën në mëngjes, sipas medias shtetërore kineze.
Lëkundjet janë ndier në Nepal dhe në Indinë e veriut.
Sipas Shërbimit Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tërmeti me fuqi 7.1 ballësh goditi në orën 9 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte në rrafshnaltën tibetiane afër kufirit me Nepalin, rreth 50 milje në veri të majës më të lartë në botë, Everest.
At least 95 people have died and 130 are injured after a M7.1 earthquake struck a remote region of Tibet and parts of Nepal. The quake occurred at 9:05am local time. Tremors were also felt in Nepal, Bhutan, and Northern India.pic.twitter.com/nUp2Uqbte3
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) January 7, 2025
Edhe 62 persona të tjerë janë lënduar nga lëkundjet, ndërsa mijëra shtëpi janë dëmtuar në rajonin Tingri, ku ishte epiqendra.
Tibeti është rajon autonom brenda Republikës së Kinës. Konsiderohet qendra e budizmit dhe njihet për lartësinë ekstreme të Himalajeve.
🇨🇳 Tibet: 6.8 Magnitude Earthquake Claims 53 Lives Near Mount Everest
A magnitude 6.8 earthquake struck China’s Tibet Autonomous Region on Tuesday, near Tingri County, close to Mount Everest.
The quake, struck at a depth of 10 kilometers and has claimed at least 53 lives,… pic.twitter.com/9OZSfPTPoE— DD Geopolitics (@DD_Geopolitics) January 7, 2025