Botë

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Indi

Indi

Rreth 45 persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të izoluar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Indi, ka raportuar BBC.

Shirat e dendur së fundmi shkaktuan rrëshqitje masive të dheut në shtetin jugor indian, Kerala, derisa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndonëse situata e rënduar ua ka vështirësuar reagimin.

“Ne do të jemi në gjendje të vlerësojmë shkallën e dëmit vetëm pas disa orësh”, është shprehur ministri AK Saseendran për BBC-në.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se të paktën 70 persona po trajtohen në spitale. Rrëshqitjet e dheut kanë goditur disa zona përreth, duke përfshirë Mundakkain, Attamalan, Chooralmalan dhe Kunhomen.

Një urë që i lidh dy zona është shembur, duke i izoluar shumë vendbanime.