Dhjetëra persona janë plagosur në një valë të sulmeve me raketa në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev, gjatë të mërkurës, raportojnë autoritetet ukrainase.
53 persona janë lënduar në sulmin, përfshirë gjashtë fëmijë, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, transmeton “BBC”.
Në sulmin janë dëmtuar çerdhet dhe spitalet. Autoritetet ukrainase thonë se 10 raketa balistike ruse janë rrëzuar.
Sulmi ndodhi ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u largua nga SHBA-ja.
Ai bëri thirrje në Kongres në SHBA që të arrijë dakordim për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Por, thirrja e tij nuk është se bindi aq shumë republikanët hezitues për ta miratuar pakon.
Liderët e BE-së po ashtu do të diskutojnë të enjten ndihmën për Ukrainën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “duhet dhënë Ukrainës çfarë i duhet për të qenë e fortë sot”.
E Zelensky tha se do të hakmerret për sulmin e të mërkurës.