Botë

Dhjetëra të lënduar pas përplasjes së veturës në “Burger King” në Georgia

Aksidenti në një pikë të "Burger King"-ut në Georgia, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona

Aksidenti në një pikë të "Burger King"-ut në Georgia, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona

Disa persona dyshohet se janë lënduar si pasojë e përplasjes së një automjeti brenda një pike të “Burger Kingut” në Georgia, raportoi të martën “Daily Mail”.

Sipas policisë, shoferi dhe klientët që po prisnin për të marrë ushqimet e tyre, kanë pësuar lëndime të lehta. 

"Shoferi do të akuzohet për vozitje të pakujdesshme dhe akuza të tjera të lidhura me trafikun", kanë njoftuar policia, duke shtuar se i dyshuari është dërgua në spital për trajtim. 

Pamjet e publikuara tregojnë se në vendin e ngjarjes kanë dalë dhjetëra zjarrfikës për t’u marrë me rastin, ndërsa lokali ku ka ndodhur aksidenti është mbyllur.