Të paktën 36 persona janë plagosur dhe 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawai Airlines nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca të forta.
Incidenti ndodhi pak para se avioni me 278 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të zbriste të dielën, shkruan BBC-ja.
20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.
Në momentin e turbulencës në zonë raportohet për stuhi.
Fluturimi HA35 u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye në orën 10:50 të dielën.
Në një deklaratë, Hawaiian Airlines tha: “Kujdes mjekësor iu ofrua disa mysafirëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm”.
Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Mes tyre është një 14-muajshe dhe një adoleshente.
Linja ajrore tha se po kryente një “hetim të plotë” të avionit - një Airbus A330 - përpara se të kthehej në shërbim.