Reshjet e dendura në disa pjesë të Gjermanisë kanë shkaktuar vërshime dhe kanë çuar në dhjetëra anulime fluturimesh në Aeroportin e Frankfurtit të enjten.
Aeroporti ka thënë se sasi të mëdha të ujit të grumbulluara në pistë ka pezulluar qarkullimin.
Në faqen e aeroportit u shënjuan rreth 70 fluturime të anuluara, raportoi AP,
Reshjet në pjesë të Gjermanisë çuan në vërshime të bodrumeve dhe rrugëve. Zjarrfikësit kanë shpëtuar disa njerëz nga veturat e tyre të mbytura në ujë.