Botë

Dhjetë të vdekur nga një aksident zinxhiror në Turqi

Dhjetë persona kanë vdekur pas një aksidenti zinxhiror në Turqi të enjten. Në aksident u përfshinë shtatë automjete.

57 persona të tjerë janë lënduar.

Aksidenti erdhi si pasojë e mjegullës së dendur dhe dukshmërisë së ulët në autostradën Marmara në provincën Sakarya, raportoi AP. 

Hetimi ka nisur, megjithatë guvernatori i Sakaryas, Yasar Karadeniz, ka thënë se aksidenti ndodhi kur një veturë goditi një kamion duke bërë që të tjerët të përplaseshin.

Tre autobusë u përfshinë po ashtu.

Autoritetet besojnë se disa nga pasagjerët vdiqën kur dolën nga automjetet dhe u goditën nga automjete në tjera në rrugë.

Image