Botë

Dhjetë persona tentojnë të vjedhin 32 milionë dollarë në Kili

Një pjesëtar i sigurimit dhe i dyshuari janë vrarë në përpjekjen e të dyshuarve që të vidhnin 32 milionë dollarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kilit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kili ka njoftuar se plaçkitja është penguar nga disa pjesëtarë të organizatave policore që janë të angazhuar në Aeroport.

Një grup prej dhjetë personave kanë hyrë në terminalin e Aeroportit, duke ia marrë armën pjesëtarit të sigurisë.

Ministria e Kilit ka njoftuar se paratë po vinin nga Miami dhe po barteshin në automjetet e blinduara të kompanisë së sigurimit.

Këto para më vonë do të shpërndaheshin në tri banka në kryeqytetin Santiagos.

Kompania e sigurisë “Brink”, e cila transporton gjëra me vlerë dhe para me automjetet e blinduara, ishte cak i plaçkitjeve në Aeroportin e Santiagos në vitet 2006 dhe 2014.

Dy persona të plagosur janë dërguar në spital dhe po hetohen si të dyshuar të tentim plaçkitjes.