Një grua në Tajlandë është dënuar me vdekje në rastin e parë të një serie rastesh në të cilat ajo akuzohet për vrasjen e 14 miqve të saj me cianid.
Gjykata në Bangkok e ka shpallur fajtore Sararat Rangsiwuthaporn për helmimin e ushqimit dhe pijeve të një mikeshe të saj kur ishin në një udhëtim vitin e kaluar. Familjarët e saj kishin refuzuar të pranonin se vdekja e saj erdhi nga shkaqe natyrale, prandaj autopsia nxorri shenja të cianidit në trup. Policia më pas arrestoy Sararatin dhe zbuloi vdekje të ngjashme që më 2015.
Policia pati thënë se ajo shënjestroi miqtë që u kishte borxh dhe u vidhte stoli e gjëra të vlefshme, raportoi BBC.
Ish-bashkëshorti i saj, që ishte edhe polic, u dënua me 1 vit e katër muaj burgim për fshehje të provave që do të ndihmonin në ndjekjen penale të saj. Policia ka thënë se ka gjasa që ai e ka ndihmuar Sararatin ta helmonte një ish-të dashurin e saj.