Një burrë është dënuar me 30 vjet burgim me akuzën se ka ndihmuar një sulmues islamist i cili kishte vrarë pesë njerëz në një treg francez të Krishtlindjeve, në dhjetor të vitit 2018.
Audrey Mondjehi, 42 vjeç, është dënuar për sigurim të armës të cilën e ka përdorur Cherif Chekatt, për të vrarë viktimat në Strasburg, në veri-lindje të Francës, raporton BBC.
Palët kishin ndarë më parë të njëjtën çeli burgu, është thënë gjatë gjykimit.
Edhe dy persona të tjerë janë dënuar me akuzat se kanë ndihmuar Chekatt. Një person i katërt është shpallur i pafajshëm.
Pesë persona ishin vrarë kur Chekatt kishte hapur zjarr në mesin e turmës, në tregun festiv. Ai ishte qëlluar për vdekje nga policia dy ditë më vonë.
Më 29 shkurt, Mondjehi dhe të tjerët janë akuzuar se e kanë ndihmuar dorasin disa ditë para sulmit. Ai nuk ishte akuzuar për vepër terrorizmi, pasi sipas gjykatës, ai nuk e dinte se për çfarë do ta përdorte armën Chekatt.