Delegacioni ukrainas dhe ai amerikan janë duke mbajtur një raund tjetër të bisedimeve në Riad të Arabisë Saudite, sipas raportimeve nga media të ndryshme. Zhvillimi nuk ishte paralajmëruar.
“Ne po vazhdojmë të punojmë me amerikanët”, ka deklaruar një anëtar i delegacionit ukrainas para mediave, siç ka raportuar AFP News.
Takimi i ri mes dy delegacioneve vjen pas pritjes së lëshimit të deklaratës së përbashkët midis delegacionit amerikan dhe delegacionit rus që u lajmërua se do të publikohej në ora 9:00.
Kur amerikanët dhe ukrainasit ishin takuar herën e kaluar, gjithashtu në Arabinë Saudite, kishte pasur dakordim për armëpushim të përkohshëm 30-ditor.