Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Del para gjyqit i dyshuari për sulmin në Australi ku mbetën 15 të vrarë

Naveed Akram

Foto: Associated Press

Një burrë i akuzuar për vrasjen e 15 personave në një sulm masiv gjatë një festivali hebraik në Bondi Beach të Sidneit, është paraqitur në gjykatë të hënën për herë të parë që nga lirimi i tij nga spitali.

Naveed Akram u paraqit në Gjykatën Lokale të Downing Center të Sidneit nëpërmjet një videolidhjeje nga Qendra Korrektuese Goulburn e sigurisë maksimale, 200 kilometra larg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk është deklaruar fajtor për akuzat kundër tij, duke përfshirë vrasjen dhe kryerjen e një akti terrorist. Paraqitja e shkurtër në gjykatë u përqendrua në zgjatjen e një urdhri për fshehjen e identitetit të viktimave dhe të mbijetuarve të sulmit që kanë zgjedhur të mos të identifikohen publikisht.

Avokati mbrojtës, Ben Archbold, u ka thënë gazetarëve jashtë gjykatës se Akram po bëhej më mirë dhe se është shumë herët për të treguar nëse ai do ta pranojë fajësinë.

Akrami, 24 vjeç, është plagosur ndërkaq babai i tij, Sajid Akram, 50 vjeç, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë pas sulmit në festën Hanukkah në plazh, më 14 dhjetor.

I dyshuari i mbijetuar është planifikuar të paraqitet në gjykatë më 9 prill.